Nga Denion Ndrenika
Sporti shpesh dhe kurdoherë shëmbëllehet si më i kuptueshëm për njerëzit. I lirshëm, i hareshëm në një anë e në tjetrën tregues i vendosmërisë, forcës, durimit. Arti është dëshmi edhe më e madhe e trashëgimisë, meqënëse sportet “zyrtarisht” nisën të luheshin vonë.
Në shtëpizën tonë shqiptare sëfundimi sy e veshë jemi te njerëzit tanë që luajnë më së shumti futboll gjetkë (shiheni hartën se nga vijnë djemtë e Kombëtares që e ndanë).
Nëpërmjet futbollit po shpërfaq mendimin mbi të drejtën madhore kombëtare për të mos qenë të ndarë edhe pse na thonë se nuk kemi fuqi të bashkohemi apo se nuk duan ndërkombëtarët. Por, sëpaku të përpiqemi nuk na ndalon kurrkush, përveç atyre që na justifikojnë ndarjen për t’u bashkuar në Europë.
Me një fjalë nëpërmjet afrimit të sportit kemi shanse të ecim bashkë, meqë doganat, tatimet, portet apo ligjshmërinë e të tjera nuk na u lejokërkan (edhe ky është mashtrim, justifikim i përnjimendttë pa pikë mbështetjeje).
Shqipëria ka barrën e plotë, të 100 përqindtë për t’u kujdesur për shtetasit dhe jo shtetasit e saj, në territoret e shtetit politik gjysmak të Londrës dhe për gjithçka që u është dhënë fqinjëve.
Për të mos u marrë me hartografinë që dukshëm shfaq territoret etnike të Shqipërisë, madje edhe ato që sot janë thuajse pa popullatë shqiptare, nuk është qëllimi i shkrimit ndonjë sajesë të ulët dhe qyqare të të quajturës “Shqipëri e Madhe”.
Qëllimi është që të theksojë se Shqipëria duhet të heqë dorë nga qëndrimi i papranueshëm se kinse territoret e saj jashtë kufijve kanë të drejtë të vendosin për ardhmërinë.
Aspak nuk e kanë! Jo për njerëzit se ata e kanë këtë të drejtë edhe pse duke u shtrembëruar nga manipulatorët dhe përftuesit, të pjekurit e qëllimtë apo të papjekurit e paqëllimtë që mund ta shohin ndryshe rrugën e bashkimit.
Nuk e kanë sepse asnjë akt zyrtar, në asnjë institucion të shtetit që sakatoi Londra nuk ka zhbërë vendimet e për një Shqipëri të 10 Qershorit 1878 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 28 Nëntorit 1912 të Kuvendit të Pavarësisë në Vlorë.
Sllavët nuk kanë ndryshuar karakteristikat dhe sjelljet genetike agresive, sikurse i kanë dëshmuar nëpërmjet masakrave të panumërta ndaj të gjithë fqinjëve, genocidit, dëbimeve, mohimit të gjithçkaje dhe tjetërsimit të emërtesave të njerëzve dhe të vendeve.
Duhet përsëritur në çdo shkrim, në çdo rast, në çdo tryezë, në çdo bisedë, për njohësit dhe jonjohësit, për modernistët dhe jomodernistët, për ata që e shohin qetë dhe ndryshe, me apo pa të keq, se serbët i kanë kryer të zezat ndaj kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve, shqiptarëve po se po, rumunëve në Banacia, hungarezëve, gjermanëve, sllovakëve në Vojvodinë, bullgarëve, malazezëve, maqedonasve deri edhe duke u mohuar këtyre të fundit, të drejtën për kishë vetanake ortodokse.
Edhe për grekët nuk duhet rreshtur së përsërituri se njejtë janë sjellë me shqiptarët në jugun e Shqipërisë veçanërisht në krahinën më të madhe që mbajnë nën pushtim, Çamërinë, dhe në pjesën e Maqedonisë Perëndimore (Dhimitër Kaklamanos, ish-zyrtar i qeverisë greke pohonte në vitet ‘20-‘30 se shqiptarët qartë jetojnë në ato vise).
Duke lënë mënjanë trajtimin historik të pandryshueshëm, kemi futbollin. Me skuadrat e shteteve të ndryshëm luajnë shumë shqiptarë, emigrantë.
Me skuadrat e shtetit maqedonas luajnë shumë shqiptarë etnikë. Jo shumë vjet më parë, një slloven i shkollës së ish-Jugosllavisë, Sreçko Katanec nuk i përfillte fare dhe i linte jashtë, madje edhe shprehej që as i njihte.
Asokohe Shqipëria nuk kujdesej hiç, po hiç për të marrë djemtë dhe vajzat e saj, sepse të sajat janë qoftë edhe me Kushtetutë kur thekson kujdesin dhe të drejtën për t’i mbrojtur shqiptarët jashtë kufijve.
Maqedonasit, sepse ata ashtu e kanë ndërtuar shtetin e tyre, barazuan me Serbinë 2-2 në Eurokampionatin e 21-vjeçarëve në futboll (në 20 qershor).
Disa djem janë të Shqipërisë, pra jo të shqiptarëve që jetojnë atje, sepse duke i quajtur kështu vetëm sa ua forcojmë largësinë me të vetmin atdhe që kemi, brenda dhe jashtë kufijve.
Nuk duhen lënë djemtë të luajnë për shtetin që u syrgjynos ardhmërinë, që ua shkel të drejtat, që i nëpërkëmb për fè dhe besë, që u sakaton simbolet, që nuk i njeh si pjesë të kombit shtetformues në Shqipërinë Lindore.
Të gjithë duhet të vijnë të veshin të vetmen fanellë dhe të mbrojnë asgjë më shumë se të vetmet ngjyra, himn e simbole që kanë shqiptarët.
Kjo, vetëm se me skuadrën e 21-vjeçarëve të shtetit të maqedonasve me thuajse 40 përqind shqiptarë etnikë në trojet etnike të Shqipërisë Lindore luajnë Mevlan Murati, Enis Bardhi, Beshir Demiri, Visar Musliu dhe Egzon Bejtullahi.
Por, që të mos na ndodhë që të mbetemi pa Ezgjan Aliun (“Alioski” nga “Ali”, dëshmi e dhunës për të na ndryshuar identitetin fetar që kujtojnë me na intimidu se e paskërkemi të njejtë apo përmbi atij kombëtar, sikurse qëllimliqtë e lidhin përkatësinë (fetare); “Egzon”- “E gëzon”), Besart Ibrahimin, Ferhat Hasanin e çdokënd që nuk ka gjetur mbështetjen e Shqipërisë më herët, tani apo më pas, si fajtorja e vetme përderisa nuk kujdeset për territoret dhe njerëzit e saj jashtë kufijve politikë.
Thjesht çdo njeri me prejardhje shqiptare duhet ftuar me Shqipërinë, jo vetëm në sporte, por për gjithçka, në art, kulturë, në pjesëmarrjen në parti politike, shoqata, organizata, në votime, tërësisht dhe pa ndalur.
Ata shqiptarë jashtë kufijve kanë po aq të drejtë të votohen dhe të votojnë përbrenda Shqipërisë, sepse sëpaku me Kushtetutë ajo kujdeset dhe i mbron ata.
Kjo nuk do të thotë ndryshim kufijsh apo shtet i përbashkët mbështetur në të drejtën që na ka dhënë Zoti, por punë për ta mbërritur me çdo rrugë (dashaligët i kujtoj se nuk po flas për luftëra e as për prishje të marrëdhënieve dashurore me serbët dhe fqinjët e tjerë).
Ndaj, nëse ka një fajtor që dikush sajon Shqipërira të vogla, është Shqipëria e Londrës.
Nëse kjo Shqipëri sillet si e paturpë duke lejuar shqiptarët të luajnë për të huajt, pa u kujtuar dhe kujdesur dhe jo për t’u prishur jetën, të vallëzojnë e këndojnë, mësojnë, arsimohen, të kapin nivele të larta shkencore apo qofshin edhe bujqër dhe emigrantë të vobektë, kurrë nuk ka për me shku në rrugë të plotësimit të vendimeve madhore të Prizrenit dhe Vlorës.
/illyriapress.com/