Shqipëria e pistë dhe ligji i mbetjeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e pistë dhe ligji i mbetjeve

15:55 | 26/09/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Skënder Minxhozi

Sezoni veror mbushi rrugët dhe hotelet e vendit me të huaj e shqiptarë në kërkim të diellit, ujit dhe ajrit të pastër. Është momenti kur njeriu vendoset me afër se kurrë me natyrën, duke kthyer sytë nga ambjenti ku jeton. Kështu ndodh edhe me ne, shqiptarët, ndonëse tradicionalisht shqisat tona janë të vakëta ndaj papastërtive dhe kaosit ambjental. Vera e këtij viti nuk i shpëtoi informacioneve për gjendjen ku ndodhet sot mjedisi në Shqipëri, për situatën e plazheve, zonave turistike, zonave malore, atyre urbane, rrugëve e lumenjve. Fotografia e këtij viti nuk ndryshon shumë nga “standarti”: plehrat gjenden sërish nëpër cepat e lagjeve e mëhallave, periferitë e qyteteve, grykëderdhjet e lumenjve, ujrat gjarpërues të liqeneve të hidrocentraleve, nëpër shkurret që rrethojnë zonat e banuara të të gjitha madhësive.

Në këto kushte, futja e një ligji për mbetjet në parlament, nuk kishte si të mos krijonte efektin e shishes se benzinës mbi një zjarr të madh drush të thata. Qeveria preferoi të mos bënte asnjë parapërgatitje për hapin që po hidhte, duke i besuar elokuencës së kudondodhur të kryeministrit dhe garancive të tij e të zyrtarëve rreth tij, për diferencat e ligjit të ri nga draftet e vjetra dhe për moscënimin e ambjentit edhe ashtu të rënduar shqiptar.

Beteja parlamentare që pasoi ishte gjëja më e parashikueshme që mund të imagjinohej. Sepse ishte e lehtë, fare e lehtë, ta gjuaje me gur, ta politizoje e ta mallkoje një ligj që mban brenda fjalën “plehra” (ose edhe mbetje, për shqiptarin e mesëm është e njëjta gjë). Edi Rama preferoi t’i hyjë edhe një herë detit në këmbë, pa marrë me vete jelek shpëtimi. E ka bërë edhe në të shkuarën, nuk është gjë e re kjo për stilin me të cilin qeveris prej më shumë se një dekade, në fillim Tiranën e sot gjithë vendin.

Por a ishte kjo mënyra më e mirë për t’u servirur shqiptarëve një ligj delikat dhe me pasoja potenciale për të tashmen dhe të ardhmen e tyre? A ishte me vend që, pa shpjeguar asnjë nuancë të ligjit të ri, pa kryer asnjë fushatë sensibiluzuese, pa bërë asnjë konsultim publik me grupet e interesit, qytetarët, mediat etj, të hidhej në furnellën e parlamentit “gjella” e rradhës? Nëse kishte një hap që duhej matur mirë para se të hidhej, ishte pikerisht ky! E jo të prodhohej një situatë absurde konfrontimi parlamentar, ku qeveria nuk arrin të bindë dot as deputetët e saj, e jo më qindrat e mijërat e shqiptarëve të thjeshtë para televizorit!

Logjika e ftohtë, reflektimi i asaj që ne shohim sot, kur ligji ka kaluar dhe reagimet janë parë e dëgjuar, ta thotë se qeveria bëri të paktën një gabim të rëndë taktik. Sepse gabimet e tjera eventuale do të fillojnë të zbulohen gradualisht me kalimin e kohës. Dhe gabimi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: në një vend që s’ka pastruar mbeturinat që prodhon përditë, që jeton nën trysninë e shisheve plastike nëpër lumenj, të ambalazheve gjithfarësh nëpër zonat urbane e rurale, të tymit kanceroz të zonës së Krujës, të landfilleve që mungojnë apo janë të mbingarkuara – në një vend të tillë më parë duhet të pastrosh, pastaj të importosh plehra, apo edhe mbetje. Quaji si të duash!

Është një përplasje logjike mes realitetit dhe të ardhmes që na serviret, që shqiptari i sotëm po tregon se nuk është i gatshëm ta përtypë. Thuaji sa të duash që unë do të sjell “lëndë të parë” për industrinë e riciklimit, sytë e tij do të kthehen menjëherë tek shishet, qeset, kanoçet, gomat e përdorura, fabrikat mostër të çimentos, karkasat e makinave dhe gjithfarë rrangullash të tjera që tranzicioni i solli, por nuk i pastroi kurrë. Pyetja më elementare është sesi një vend që nuk pastron dot plehrat e tij “të kategorisë së dytë”, qenka i gatshëm të pranojë e përpunojë me standarte europiane plehrat e “kategorisë së parë”?!

Së dyti, një aspekt tjetër delikat dhe shqetësues i ligjit të ri, është ai që ka qenë pranishëm edhe me projektet e tjera të mëparshme: sa do të jetë në gjendje shteti ynë që të disiplinojë importin e plehrave? Me fjalë të varfëra, sa do të jemi në gjendje, në një shtet dhe administratë, ku shitet e blihet çdo copë letre e license dhe ku korrupsioni endemik prodhon rregullisht shkelje ligjesh e standartesh, që të jemi realisht të qetë që në anijet e trenat që do sjellin mbejtet për riciklimin, nuk do të ketë substanca të dëmshme apo të rrezikshme për shëndetin tonë? Kryeministri po e vendos veten dhe administratën e tij doganore para një sfide të rëndë dhe tejet impenjuese. Le të shohim sesa do t’ja dalë, pasi sot çdo celular është një aparat fotografik dhe një kasetofon incizues, në dispozicion të emisioneve investigative kudo në median shqiptare.

Kalimi i ligjit të ri për mbetjet, kështu siç erdhi dhe u votua, ka sërish formën e një basti me jetën dhe mirëqenien e njerëzve. Dhe dihet që bastet mund të fitohen, por edhe mund të humben.

/javanews.al/

Etiketa: grykëderdhjet e lumenjvehidrocentrallandfillmëhallaperiferitëSkënder Minxhoziujrat gjarpërues

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Një tjetër humbje për aktivizmin

Përse e bllokon parlamenti Autoritetin e ish-Sigurimit të Shtetit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com