Shqipëri-Moldavi, ja rrugët që bllokohen/ Policia e Shtetit publikon masat në prag të ndeshjes – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri-Moldavi, ja rrugët që bllokohen/ Policia e Shtetit publikon masat në prag të ndeshjes –

16:08 | 16/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave në prag të ndeshjes Shqipëri-Moldavi e vlefshme për kualifikueset e Euro2024.

Sipas informacioneve zyrtare, policia njofton bllokimin e qarkullimit në disa akse rrugore, ose kufizimet në lëvizje në to.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 17 qershor 2023, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara janë:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi;

-rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;

-rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;

-rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te stadiumi;

-rruga “Gjergj Filipi”;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi;

-rruga “Avdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.

Gjithashtu bëhet e ditur se masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa plane:

  • Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Moldavisë, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
  • Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
  • Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të hyjnë tifozët;
  • Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
  • Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
  • Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, një rendësi të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

  • Federatën Shqiptare të Futbollit;
  • Policinë Bashkiake;
  • Shërbimin Zjarrfikës;
  • Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
  • Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Moldavisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Read more

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër –

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

Të Lidhura

nga 27
18:26 | 10/03/2026
0

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua, pasi kishteyer dy herë masën e arrestit dhe...

18:20 | 10/03/2026

17:30 | 10/03/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 24 tonë misri blektoral me prezencë të aflatoksinës B1 mbi normë në qarkun Shkodër,...

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

nga 27
15:50 | 10/03/2026
0

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrje së...

Para
Shiu dëmton të mbjellat në Myzeqe, gruri është rrëzuar në tokë –

Shiu dëmton të mbjellat në Myzeqe, gruri është rrëzuar në tokë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

18:26 | 10/03/2026
Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

18:20 | 10/03/2026
Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër –

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër –

17:30 | 10/03/2026
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

15:50 | 10/03/2026
Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

15:44 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

  • Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër –
  • Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –
  • Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –
  • Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com