Shpëtim Idrizi: Nishani të mbledhë me urgjencë tryezën e partive parlamentare(film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Nishani të mbledhë me urgjencë tryezën e partive parlamentare(film)

10:20 | 13/04/2017
në Shqiperi
0

“PDIU konsideron urgjencë këtë tryezë për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme politike, në mënyrë që nesër të mos jeni i detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të Sigurisë”

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i kërkoi presidentit Nishani thirrjen urgjente të tryezës së partive politike parlamentare, për zgjidhjen e krizës politike. Në një deklaratë për mediat, Idrizi i bën apel kreut të shtetit të thërrasë me urgjerncë këtë tryezë për të mos e lënë situatën të shkojë në atë pikë kur do të duhet të thirret më pas me urgjencë Këshilli i Sigurisë.

I shqetësuar për situatën politike, Idrizi kërkon një zgjidhje nga kreu i shtetit duke theksuar se dy partitë kryesore politike në vend e kanë mbajtur dhe po e mbajnë peng vendin përmes krizave të thella politike.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Deklarata:

I nderuar zoti President I Republikës

Pak ditë më parë, me cilësinë e kryetarit të PDIU-së dhe të nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, paraqita propozimin tim për një Pakt Kombëtar, duke ftuar për pranimin e tij të gjitha partitë politike në vend.

Thelbi i atij propozimi dhe qëllimi i tij ishte një përpjekje për të shmangur krizën e thellë të besimit mes palëve, të cilat rrezikojnë seriozisht të gjithë procesin paraelektoral dhe vetë procesin e zgjedhjeve.

Pakti Kombëtar i propozuar nga PDIU-ja synon arritjen e një konsensusi midis forcave politike për të shkuar në zgjedhjet parlamentare me standarte të rritura të sigurisë për gjithë forcat politike. Përfshi këtu, edhe korrigjimin e sistemit elektoral, që do të mundësonte detyrimin kushtetues për barazi të votës së çdo qytetari.

Pakti Kombëtar i propozuar nga PDIU synon përmirësimin e sistemit institucional, plotësimin e detyrimit kushtetues për të ngritur institucionet e reja të drejtësisë dhe arritjen e një konsensusi të gjerë për figurën e Presidentit.

Mbas propozimit për Paktin Kombëtar të propozuar nga PDIU-ja, të tjera forca politike kanë afruar propozime të ngjashme, por pa u arritur në asnjë rast shmangia e krizës së besimit dhe të mungesës së komunikimit e dialogut mes forcave politike dhe drejtuesve të tyre.

PDIU thekson besimin dhe bindjen e saj të thellë se vetëm dialogu serioz, i shpejtë dhe me përgjegjshmëri jo vetëm politike, por edhe kombëtare, është rruga e vetme dhe hapi i parë i zgjidhjes së të gjitha çështjeve të ngritura dhe të mbetura pezull; se vetëm dialogu është hapi i parë politik në shmangien e krizës, e cila që sot, mund të dëshmojë sesa e rëndë do të bëhet nesër.

Me këtë rast shprehim shqetësimin se edhe ligjërimi cinik e përjashtues, edhe ligjërimi kërcënues dhe ultimativ, po rrisin në një masë kritike mundësinë e anormalitetit në jetën politike të vendit, me pasoja të paparashikueshme në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

I nderuar zoti President! 

Vazhdoj të besoj se ekzistojnë ende të gjitha kushtet për të vendosur një standart moral dhe kushtetues për politikëbërjen në Shqipëri, e cila ka për detyrim gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendin dhe qytetarët e tij.

Humbja e besimit në institucionet kushtetuese nga ana e qytetarit apo dhe diferencimi i thellë i tyre në bazë të përkatësisë partiake, do ta bëjnë edhe më dëshpëruese dhe të shumanshme krizën e pritshme në vend.

Duke pasur parasysh figurën Tuaj si kryetar i shtetit dhe autoritetin kushtetues që përfaqëson unitetin e kombit, Ju drejtohem me kërkesën për të vlerësuar mundësinë e thirrjes nga ana Juaj të një tryeze të përbashkët të partive parlamentare, me qëllim gjetjen dhe identifikimin e mjeteve dhe të rrugëve për të mundësuar klimën normale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Le të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të dalim vetëm me një vendim dhe një rrugëzgjidhje, sepse këtë ja kemi detyrim qytetarëve shqiptarë dhe brezave të ardhshëm.

PDIU konsideron urgjencën e thirrjes së tryezës politike nga ana Juaj për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme politike, në mënyrë që nesër të mos jeni i detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të Sigurisë.

Kryetari i PDIU

 Shpëtim IDRIZI

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/793528597438931/

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Alarmohet Parlamenti Europian/ Lunacek: Mos e prekni Vjosën

Alarmohet Parlamenti Europian/ Lunacek: Mos e prekni Vjosën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com