Shpërthimi në Lushnje, 3 të plagosur drejt Traumës. Ja si është gjendja e deputetit Çela – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi në Lushnje, 3 të plagosur drejt Traumës. Ja si është gjendja e deputetit Çela –

18:13 | 01/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Tre nga 8 të plagosurit, si pasojë e një shpërthimi që tronditi qytetin e Lushnjes, pasditen e sotme, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për një ndërhyrje më të specializuar mjekësore.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën shtetasi Landi Verçani, i cili dyshohet se ishte në drejtimin e një ekskavatori, që ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë, e cila pas këputjes ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm. Gjithashtu një prej të plagosurve rëndë është edhe djali i viktimës, që ndodhej në mjetin që ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë.

Sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, 3 nga të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës, mes të cilëve është edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit, sipas Ballës, ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës.

Bujar Çela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla.

Ndërkohë nga raportimet e para, Çela iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, në spitalin e Lushnjes, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi bluzat e bardha në Lushnje kanë vendosur që ai të transportohej për një shërbim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë.

Të plagosurit e tjerë po marrin trajtim në spitalet e Lushnjes dhe Fierit, ndërsa gjendja e tyre paraqitet e stabilzuar.

Prokuroria dhe Policia kanë nisur një hetim lidhur me ngjarjen, e cila deri në këto momente klasifikohet si aksidentale.

Read more

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –

Pesha s’është armë politike –

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –

Nuk kam qenë aty prej muajsh –

Të Lidhura

nga 27
23:30 | 19/03/2026
0

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Pesha s’është armë politike –

Pesha s’është armë politike –

nga 27
23:14 | 19/03/2026
0

Sara Mile, deputetja e Partisë Socialiste, ka tërhequr vëmendjen së fundmi për ndryshimin e dukshëm në pamjen e saj fizike,...

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –

nga 27
22:56 | 19/03/2026
0

Monika Kryemadhi ka shpalosur në “Top Story” dokumentet e dosjes së SPAK për Ilir Metën dhe atë. Ajo tregoi se...

Nuk kam qenë aty prej muajsh –

Nuk kam qenë aty prej muajsh –

nga 27
22:34 | 19/03/2026
0

Merr një kthesë të re çështja e operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ku në një magazinë në fshatin Kurtaj, Njësia...

Para
Shpërthimi në Lushnje, shkon në 2 numri i viktimave/ Si u neglizuan masat e sigurisë në pronën e deputetit –

Shpërthimi në Lushnje, shkon në 2 numri i viktimave/ Si u neglizuan masat e sigurisë në pronën e deputetit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –

23:30 | 19/03/2026
Pesha s’është armë politike –

Pesha s’është armë politike –

23:14 | 19/03/2026
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –

22:56 | 19/03/2026
Nuk kam qenë aty prej muajsh –

Nuk kam qenë aty prej muajsh –

22:34 | 19/03/2026
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh! –

22:16 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –
  • Pesha s’është armë politike –
  • Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –
  • Nuk kam qenë aty prej muajsh –
  • Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh! –
  • Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –
  • Pesha s’është armë politike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com