Një seri shpërthimesh kanë tronditur resortet në Tajlandë dhe kanë shkaktuar vdekjen e 4 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Bombat ishin të fshehura në vazo bimësh dhe ishin vendosur 50 metra larg njeri-tjetrit dhe janë aktivizuar përmes telefonit me rreth 30 minuta diferencë nga njëra tjetra.
Në qytetin e famshëm Hua Hin, 4 bomba shpërthyen në 24 orët e fundit, ndërsa shpërthime të tjera kanë goditur edhe Phuketin.
Ata që i kanë organizuar këto shpërthime janë përqendruar në zona ku turizmi lulëzon.