Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në metronë e Moskës ku dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë mediat ruse ende nuk raportojnë për viktima.
Bëhet me dije se shpërthimi ndodhi në Stacionin e Metrosë Kolomenskaya, mëngjesin e sotëm dhe dyshimet paraprake flasin për një akt të mundshëm terrorist.
Paraprakisht ka edhe dyshime se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi.
Si pasojë e shpërthimit është bllokuar trafiku për disa orë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikëset dhe policia.
https://youtu.be/71dE8X42FXo