Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Odise Hajdari, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.
Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fier, për vijimin e veprimeve ndaj 36-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.








