Ish-drejtori i ALUIZNI-t të Durrësit Flamur Gjuzi, është shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Po me të njëjtën akuzë u arrestua punonjësja e këtij institucioni Lusiena Kola, e cila u lirua sërish nga gjykata dhe do të hetohet në gjendje të lirë.
Burimet bëjnë me dije se zyrtarët e ALUIZNI-t kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme. Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.