Pas përfundimit të protestës te Unaza e Re, policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe disa protestues.
Lidhur me ngjarjen, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar pranë zyrave të Drejtorisë të Policisë së Tiranës.
Përfaqësuesit e PD kërkojnë lirimin e Balliut dhe të protestuesve të tjerë, pasi shprehen se ata thjesht kanë demonstruar në mënyrë paqësore.