Një makinë është përfshirë nga zjarri teksa po lëvizte në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një defekt teknik. Mësohet se makina është në pronësi të një kosovari.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”-njofton policia.