Shkopat e bejsbollit dhe Prokuroria e Tiranës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkopat e bejsbollit dhe Prokuroria e Tiranës –

17:40 | 08/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Pëllumb Nako

Shfaqja makabre e rrahjes së dy personave të një fisi nga disa të rinj të një fisi tjetër, në Borizanë të rrethit të Krujës, të kujton vitet e dikurshme kur në shtetin afrikan të Ruandës, fiset Hutu përndiqnin me dhunë fiset Tuci, jo me shkop bejsbolli por me hanxharë. Mëndësia është e njëjtë, ndryshon vetëm niveli i brutalitetit, i cili është vetëm një hap larg progromeve të Ruandës. Ajo që ndodhi, nuk është rrufe në qiell të pastër. Gjithçka mbetet tregues i një mënyrë të shtrembër deri në të frikshme me të cilën po pretendohet ndërtimi i demokracisë në vendin tonë. Sa më shumë zgjatet në kohë pushteti politik i cilësdo force politike në vendin tonë, aq më tepër del në pah një civilizim ende primitiv që për fat të keq përbën fuqinë e vetme e të vëretë lëvizëse të shoqërisë shqiptare. Ligjet në tërësi ndërtohen për të ruajtur monopolin e qeverisjes dhe jo për të qeverisur.

Arritja e një objektiv i tillë sigurisht nuk mund të realizohet pa hapur rrugët ligjore që avantazhojnë familjarët e mbajtësve të pushtetit duke sjellë si pasojë të parë negative fshirjen e plotë të kufirit ndarës ndërmjet çështjeve publike dhe atyre private të tyre. Pushteti publik, kryesisht dhe në radhë të parë, po u shërben interesave familjare të mbajtësve të tij. Diku me dhunë, diku me ligj, thelbi është i njëjtë. Individët me pushtet fillimisht janë aty për llogari të familiarëve të tyre. Nëse gjithçka kryhet sipas ligjit, natyrshëm nuk ka vend për gjykim moral. Kjo sepse ligji është mbështetur pikërisht mbi një moralitet të tillë. Dhe të dy së bashku ligj e moral, krijojnë një civilizim i cili nuk ka lidhje me një shoqëri të pasur me vlera demokratike.

Klasa politike shqiptare është ende mjaft larg për të kuptuar që qeverisja në tërësi është e lidhur pazgjidhshmërisht me konceptin “ publik”. Sepse ky i fundit automatikisht nënkupton shërbimin që shteti organizon për njeriun e thjeshtë dhe të cënueshëm. Është pikërisht kjo kategori e cila ka nevojë për praninë e shtetit. Individi i pasur i ka të gjtiha mundësitë të “ndërtojë” jetën e tij, pa ndihmën e shtetit.

Spitalet publike, shkollat publike, siguria publike, transporti publik janë në përdorim të gjerë nga një numër masiv personash të kufizuar në mundësi. Kurse individë pa kufizime të tilla kanë në dispozicion të tyre alternativat private të këtyre sektorëve dhe që funksionojnë cilësisht më mirë se shërbimet publike. Në thelb gjithçka që lidhet me konceptin “ publik” është e lidhur pazgjidhsmërisht me individët e cënueshëm. Pikërisht uzurpimi i pushtetit publik, për qëllime private, përbën goditjen më të rëndë për shtresat e cënueshme.

Më konkretisht:

Gurorja në Krujë, shkak i progromit me shkopinj bejsbolli, është në pronësi të rregullt ligjore të vëllait të një parlamentari. Pra ligjërisht dhe as moralisht nuk ke se çfarë mund të thuash. Edhe vëllai i deputetit mund të bëhet pronar si gjithë të tjerët, mund të thuhet. Por të paktën deri tani, nuk është parë e dëgjuar që familiarët e një sipërmarrësi modest, pa lidhje me pushtetin, te kenë zhdepur me dru një familje tjetër, thjesht sepse ankohet nga shpërthimet e gurores. Në rastin konkret, dhuna e përdorur prej familiarëve të parlamentarit është tregues i faktit se ata nuk janë në gjendje të ndajnë dot interesat private nga detyrimet publike. Në perceptimin e tyre,pushtetin e xhaxhait, ata e shohinthjesht si pjesë të pandarë nga interesat e familjes. Raste të tilla nuk janë të pakta dhe flasin qartë për një civilizim ende primitav që nuk është në gjendje të njohë kufijtë e cituar më sipër.

Arrestimet e bëra nga ana e policisë ndoshta do të sjellin si pasojë dënimin e tyre, por vështirë se këta individë do të pranojnë faktin se ata janë të barabartë para ligjit, me viktimat e tyre. Vështirësa qëndron në faktin sepse i pari që nuk dëshiron të kuptoj, ngaqë nuk i intereson, është vetë parlamentari, familjar i tyre. Mëndësia e klasës politike që ai përfaqëson.

Fenomeni i mësipërm, në thelb, bazohet në të njëjtën frymë civilizimi edhe me konktekstin kur me mundësitë ligjore që u krijuan katër familjarëve të nënkryetares së parlamentit, ata u emëruan në Prokurorinë e Tiranës. Apo në rastin e familjarit të një parlamentari tjetër që me ndryshime ligjore iu krijua mundësia të mos ekstradohet drejt Italisë nëse ky shtet nuk merr përsipër ripërsëritjen e një procesi penale që kishte përfunduar me një dënim në mungesë për përfituesin e ndryshimit ligjor.

Edhe në rastin e nënkryeparlamentares, fomalisht nuk mund të flasësh dot. Përse ? Sepse të katër familiarët e saj, kanë hyrë në Prokurorinë e Tiranës duke respektuar rregullat e organizimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqsor. Pra sipas citimit në krye të shkrimit, ligjërisht gjithçka përputhet me nivelin e moralit që karakterizon civilizimin aktual të vendit dhe të klasës tij politike. Por ajo që duhet parë, është fakti se hera-herës konfirmimi i një të vërtete bëhet i besueshëm nëpërmjet ekzistencës së të kundërtës së saj. Në kushtet e një vendi si i yni, pushteti politik shpesh ushtron trysni okulte ndaj pushteteve e tjerë ose krijon një trafik influence ( jo domosdoshmërisht ndikim me përfitim financiar) penalisht të padënueshme, moralisht të pranueshme për nivelin e civilizimit të vendit tonë, dhe rreptësisht të dënueshme për civilizimin perëndimor.

Pra nëse gjatë kësaj periudhe të organizimit të ri të pushtetit gjyqsor ndodhi që formalisht me merita, familjarë të një individi të veshur me pushtet, arrijnë të kalojnë barrierat përgjedhëse dhe të emërohen në Prokurorinë e Tiranës, ka pasur ndonjë rast tjetër kur katër persona të së njëjtës familje, por modeste dhe pa pushtet, tëkenë pasur mundësi të fitojnë në proçeset e përzgjedhjes e të emërohen të gjithë në Prokurorinë e Tiranës apo në ndonjë tjetër? Pak ose aspak mundësi ka. Në një formë më pak të dhunshme si në rastin e gurores, në të dy rastet konfirmohet lidhja me pushtetin.

Përse ka kaq rëndësi që ky proces të jetë i ndershëm, transparent dhe i perceptuar pozitivisht nga publiku i gjerë?

Në kushtet e një shoqërie objektivisht të pabarabartë, në raportet ndërmjet individëve me pushtet dhe atyre modest e pa pushtet, i vetmi mjet në duart e këtyre të fundit për të kontribuar në shoqëri, është “ merita.” Nëse edhe kjo e fundit u hiqet si mundësi, pushteti humbet barazinë e mundësive dhe mer forma të tilla ku është e vështirë të ndahet kufiri ndërmjet privates dhe publikes duke u kthyer në një shtet autokrat.Në vendin tonë, jemi për fat të keq në kushtet kur te funksionarët publik me pushtet, familja personale mer më tepër rëndësi se publikja. Proçeset formale të aplikimeve vetëm mbulojnë klientelizimin.

Në plan të parë gjithçka të jep përshtypjen se është ligjore në përputhje me parimet e shtetit demokratik. Mjafton pak gërvishje dhe gjithçka që quhet ligjore dërrmohet, bie përdhe dhe në skenë del pastër themeli ende i palëvizur i funksionit publik në shoqërinë shqiptare: familja, klani. Ose më saktë favorizimi i familjes nëpërmjet pushtetit publik. Nëse në Krujë ky fenomen paraqitet me përmasa dhune, në Prokurorinë e Tiranës paraqitet me institucional, por në thelb të dy janë njëlloj. Të dy tregojnë një civilizim ende primitiv për fat të keq.

Read more

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

Të Lidhura

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

nga 27
21:41 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Para
Kurti të deklarojë zgjedhjet e parakohshme, kreu veprime autoritare –

Çdo turbullirë që krijohet në Mitrovicë sjell breshër në Tiranë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com