E nesërme do të jetë një ditë e rëndësishme, pasi do të lumturohen 38 martirët e Kishës Katolike. E shtuna do të gëzojë jo vetëm besimtarët e krishterë, por për të gjithë popullin shqiptar.
Ceremonia në nderim të tyre do të bëhet në sheshin përpara Katedrales së “Shen Shtjefinit” në Shkodër, ku dhe po bëhen përgatitjet e fundit për kremtimin e Meshës Solemne, gjë të cilën e konfirmon famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku.
Mësohet se në aktivitet janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë edhe 5 Kardinalë.
Priten që të shtunën në shesh të jenë rreth 10.000 përsona dhe për këtë arsye policia ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit.
Gjithashtu policia bën me dije se rruga kryesore për te Katedrialia do jetë e bllokuar për lëvizje dhe parking automjetesh si dhe rrugët dytësore që të dërgojnë drejt Katedrales do jenë të bllokuara për automjetet.