Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Divjakë dhe ka dërguar dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Në këtë proces gjyqësor do të përballen me akuzat: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Lecini dhe Elbareta Nishica.
Ndaj tyre është ngritur akuza për veprën penale “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Kjo akuzë lidhet me dyshimet se zyrtarët kanë manipuluar procedurat e prokurimit publik duke favorizuar subjekte të caktuara, duke cënuar konkurrencën e ndershme dhe transparencën e procesit.
Sipas dosjes së SPAK, hetimi ka zbuluar parregullsi në tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale prej rreth 1 milion eurosh.









