Policia spanjolle në Katalonja ka shkatërruar një rrjet kriminal i përbërë nga shqiptarë, rumunë dhe turq.
Nëntë persona kanë rënë në pranga, ndër ta 5 shqiptarë, dy femra, të akuzuar për një sërë vjedhjesh në zonë.
Mësohet se rrjeti ka kryer të paktën 85 vjedhje të dokumentuara në Huesca dhe Katalonja. Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, në banesa u gjetën një sërë sendesh me vlerë, ora të shtrenjta, bizhuteri e aksesorë luksoz. Policia spanjolle sekuestroi edhe 1 kilogram kokainë.