Shkarkohet Prefekti i Shkodrës, Lleshaj emëron Besfort Lamallarin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet Prefekti i Shkodrës, Lleshaj emëron Besfort Lamallarin

14:35 | 11/04/2020
në Kryesore
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodër, Çesk Millja me argumentin se nuk ka vepruar në situatën ndaj koronavirusit.

Lleshaj ka emëruar Koordinator për Qarkun e Shkodrës për Koronavirusin, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ministri i Brendshëm theksoi se Lamallari do të vijojë punën për koordinimin e institucioneve në luftën kundër koronavirusit.

Read more

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Reagimi i plotë i Lleshajt

Këshilli i Ministrave me vendim të sotëm, ka vendosur lirimin nga detyra e Prefektit të qarkut Shkodër të zotit Çesk Millja. Vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Nëse ne kemi shprehur rezerva deri tani për gjendjen në Shkodër, kjo nuk do të thotë që të gjithë vërejtjet kanë qenë e adresuar vetëm tek Bashkia.

Ne mënyrën se si kane funksionuar apo nuk kane funksionuar gjerat ne Shkodër kane ndikimin e tyre edhe drejtues të caktuar degëve territoriale në qark si dhe vetë Prefekti të qarkut si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë atje.

Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e pa pranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje.

Çdo drejtues vihet përballë situatave të panjohura dhe përballë vendimmarrjeve ndonjëherë të pasigurta. Hezitimi për të vepruar dhe për të vendosur, mund të sjellë shkaktojë mosveprimin i cili sjell pasoja të paparashikueshme.

Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës është arsyeja e vendimit për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër.

Për të menaxhuar me efikasitetin më të lartë situatën në Qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të ngarkojë me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm z. Besfort Lamallari.

Krahas kësaj, z. Lamallari do të ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit me kryetarët e bashkive, në interes të daljes sa më të shpejtë dhe më të lehtë nga gjendja e pandemisë.

Sigurisht që komandimi i një zëvendësministri në këtë funksion kaq të rëndësishëm, është shprehje e rëndësisë që Qeveria i kushton administrimit të gjendjes në tërësi e posaçërisht në Shkodër. Z. Lamallari do të ketë në dispozicion të tij jo vetëm institucionin e Prefektit dhe strukturat e degëve territoriale, por edhe gjithë kapacitetet e Ministrisë së Brendshme dhe të strukturave të tjera qendrore në funksion të menaxhimit sa më të mirë të situatës në Shkodër.

Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë hap të rëndësishëm si shenjë përkujdesjeje të posaçme dhe të një vlerësimi të veçantë që Qeveria dhe Ministria e Brendshme ndjejnë përballë Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

Me këtë rast, dua t’ju kërkoj gjithë drejtuesve të bashkive në Qarkun e Shkodrës, gjithë drejtuesve të partive politikë, intelektualëve, medias dhe gjithë atyre që Shkodrën e shohin si kryeqendrën e shumë vlerave shqiptare, që në këto momente të kalojnë në plan të dytë shumë ndjeshmëri të vogla individuale apo partiake për t’u fokusuar vetëm tek Shkodra, e cila është shumë herë më e rëndësishme se të gjitha vogëlsitë, që marrin nganjëherë padrejtësisht vëmendje dhe energji të mëdha.

Kryeministri Rama dhe Qeveria Shqiptare kanë shumë plane e projekte ambicioze për Shkodrën. Për këtë nuk mungon as vizioni, as idetë, as projektet dhe as burimet e nevojshme.

Ajo që Qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera, bashkimi i energjive më të mira të shkodranëve dhe të shqiptarëve për Shkodrën, pasi ajo është aq e madhe dhe aq e rëndësishme sa që ka nevojë për kontributin e gjithë shqiptarëve.

Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në shërbim të interesave më të mira të Shkodrës dhe qytetarëve të saj ftoj të gjithë aktorët që kanë apo ndjejnë përgjegjësi për fatet e këtij qyteti të mbështesin dhe të bashkëpunojnë sinqerisht me z. Lamallari në përballimin e gjendjes aktuale dhe përtej saj.

Në të njëjtën kohë i uroj edhe zotit Lamallari suksese në këtë sfidë të re plot përgjegjësi, në të cilën ai ka besimin e plotë të Qeverisë, besimin tim dhe mbështetjen e gjithë institucioneve!
Faleminderit!

 

Etiketa: keshilli i MinistraveMinistri i Brendshëm Sandër LleshajShkarkohet Prefekti i Shkodrës

Të Lidhura

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

nga 27
10:31 | 16/03/2026
0

Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e...

PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje –

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

nga 27
10:13 | 16/03/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Rama duket i tensionuar dhe i irrituar nga çdo media apo...

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

nga 27
09:53 | 16/03/2026
0

Një mjet i tonazhit të rëndë, kamion, ka marrë flakë në ecje në bypass-in e Vlorës. Dyshohet se zjarri ka...

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

nga 27
09:29 | 16/03/2026
0

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit...

Para
Koronavirusi/ Anulohet seanca plenare, Balla: Të respektohen masat e rrepta të MSH

Kuvendi mesazh deputetëve: Kujdes me fjalorin gjatë mbledhjeve online, do iu matet temperatura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:31 | 16/03/2026
PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje –

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

10:13 | 16/03/2026
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

09:53 | 16/03/2026
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

09:29 | 16/03/2026
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

09:19 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –
  • Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –
  • Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –
  • Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –
  • Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com