Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Apelit Tiranë, Fatri Islamaj i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.
Islamaj nuk ka mundur ta kalojë procesin e vettingut pasi KPK ka vendosur shkarkimin e tij.
Kujtojmë se Islamaj, gjyqtar në Apelin e Tiranës, u përzgjodh si anëtar i KED-së për vitin 2019, në shortin e zhvilluar nga Kuvendi i Shqipërisë në Dhjetor të vitit 2018. Ai ishte një ndër tre nga trupa prej 7 anëtarësh e KED-së që nuk kishte kaluar në procesin e rivlerësimit.