Prokuroria ka shkarkuar dhe proceduar penalisht Drejtorin e Komanduar të Emergjencave Civile.
Xhuvanaq Gjylameti u lirua nga detyra pasi përgjoi mbledhjet e Shtabit të Emergjencave Civile duke regjistruar me celularin e tij personal.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur disa muaj më parë në periudhën kur vendi ishte në kulmin e Emergjencave Civile për shkak të zjarreve, ndërsa zyrtari i lartë është pikasur që filmonte me celularin e tij mbledhjet me dyer të mbyllura.