Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka rrëfyer çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit, pas së cilës erdhi edhe vendini i Lulzim Bashës për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.
“Të vish në një rend dite, për të folur dhe ti i çon akuza për një vendin mbi vendimin e SHBA. Se çfarë ndodh brenda atyre mbledhjeve, kolegët e kanë bërë publike. As ka pasur asnjë moment që ata kanë folur në mbledhjen e grupit dhe ndokush nga ne mendon dhe ti ketë thënë se ky nuk është rendi i ditës. Nuk ka lidhje fare ajo që u tha jashtë nga ajo që u tha brenda. Keqinterpretimi i fjalës llum të demokratëve, nuk ekzistoi asnjë moment.
Kryetari u drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk kishte e kishte as me bazën, jo e jo dhe as me asnjërin nga folësit,” u shpreh Duma ne ABC.
Sipas saj vendimi erdhi, pasi fjalët që aftikuloi Noka për mediat jashtë selisë, nuk ishin ato që u thanë në mbledhje.