Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e radhës paraditen e nesërme.
Komisioni do kërkojë shtyrjen e mandatit me qëllim pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias për ligjshmërinë e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Përfaqësuesit e Komisioniot të Venecias kanë njoftuar se do të ketë një raport final më datë 11 Tetor, pra 3 ditë më vonë, mësohet se Komisioni do të bëjë një lëvizje të detyrueshme.
Në mbledhjen e nesërme komisioni pritet të kërkojë administrimin e dokumenteve që lidhen me hetimin parlamentar.