Në lidhje me shkrimin në gazetën e sotme “Birn” për shitjen e armëve ka reaguar ministria e Mbrotjes duke informuar se autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, licenson eksportin e armëve vetëm në bazë të garancive shtetërore nga vendi importues.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se çdo kompani e huaj apo shqiptare e përfshirë në një transferim armësh verifikohet nga Shërbimet e Inteligjencës si dhe nga organet e tjera që disponojnë informacione.
“Në lidhje me shoqërinë “Alguns LTD”, është marrë edhe informacion nga qeveria Bullgare, e cila është shprehur që kjo kompani disponon licensat përkatëse për këtë lloj aktiviteti, si dhe i kaluar kontrollet e sigurisë.
Gjithashtu Bullgaria është një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe ka një sistem kontrolli eksportesh të konsoliduar”, informon ministria e Mbrojtjes.