Policia ka arrestuar një 32-vjeçare, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim. Policia e Durrësit tha se shtetasja me inicialet E.B., akuzohet se ka mashtruar dy persona, duke u shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.
Pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6 në Durrës u bë e mundur ndalimi i 32-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.