Shisnin metadon, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjykim mjekët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shisnin metadon, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjykim mjekët –

11:29 | 23/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Katër ditë pas zbulimit të një rasti korrupsioni në një qendër shëndetësore në Durrës, ku mjekët shisnin metadon kundrejt pagesave, prokuroria ka çuar për gjykim të akuzuarit.

Rasti u denoncua nga një emision investigativ, sipas të cilit, mjekja kundrejt parave të hedh metadon, pa e ditur kush do e konsumojë dhe në çfarë sasie do e konsumojë.

Personi që bëri lidhjen mes bashkëpunëtores së emisionit dhe mjekes ishte roja i parkingut të spitalit, i cili të orienton edhe për pagesën që duhet të kryhet. Në të treja rastet e shitjes, mjekja ishte e bindur se kjo gjë nuk ishte e lejuar, por vazhdonte e shiste.

Njoftimi i Prokurorisë:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në përfundim të hetimit të procedimit penal, të filluar në datën 19.07.2023, dërgon në gjyq çështjen penale me të pandehur: M.L. banuese në Marinës, Durrës, e hetuar në gjendje të lirë. Akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal; dhe Xh.Z., banues në Durrës, i hetuar në gjendje të lirë. Akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga neni 245/1 paragrafi 3 te K. Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka rregjistruar procedimin penal mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ku referohet ndër të tjera se më datë 12.07.2023, oficerët e policisë gjyqësore, kanë marrë dijeni se në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në televizionin publik “Top Channel”, është publikuar një video-audio ku denoncohet një rast i korrupsionit në Qendrën e Shpërndarjes së Metadonit “Aksion Plus Durrës”.

Nga hetimi, janë provuar elementë të figurës së veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal, pasi e pandehura M.L., në cilësinë me detyrë infermiere në Qendrën e Shpërndarjes së Metadonit “Aksion Plus Durrës” me veprimet e saj kriminale, ka cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve publike të ngarkuara me shërbimin dhe trajtimin personave me vartësi nga narkotikët, të cilët trajtohen me “metadon”, të mbrojtura nga legjislacioni penal.

E pandehura M.L., me detyrë infermiere në Qendrën e Shpërndarjes së Metadonit “Aksion Plus Durrës”, ka marrë drejtpërdrejtë përfitim të parregullt material në vlerën 3.000 lekë, për vete ose për persona të tjerë, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën e saj si infermiere që merret me shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

Ndërkohë, i pandehuri Xh.Z., u provua se ka konsumuar veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 3 i K. Penal, pasi me veprimet e tij kriminale ka cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar funksionimin normal të organeve publike (Qendra “Aksion Plus Durrës”, etj) si dhe autoritetin dhe integritetin e punonjësve që ushtrojnë funksione publike, marrëdhënie këto të mbrojtura nga legjislacioni penal.
I pandehuri Xh.Z, e ka kryer veprën nëpërmjet kërkimit apo pranimit drejtëpërdrejtë të përfitimeve të parregullta për të tjerë, duke premtuar apo siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, e konkretisht me qëllim që të nderhyjë tek infermieria M.L., që merret me shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, duke i kërkuar që në kudërshtim me ligjin të japë metadon për persona që nuk iu takon.“-thuhet në njoftim.

Read more

Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë –

Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

Të Lidhura

nga 27
13:15 | 27/03/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, u ndal gjerësisht tek situata e drogës në Shqipëri dhe ndikimi i...

Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

nga 27
12:56 | 27/03/2026
0

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, që fiksoi çmimet e tregtimit me...

12:51 | 27/03/2026
0

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, që fiksoi çmimet e tregtimit me...

Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

nga 27
12:49 | 27/03/2026
0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një tryezë të nivelit të lartë të organizuar nga Westminster Foundation për forcimin e qeverisjes...

Para
Ronaldo i dërgoi një ofertë sportistes më të bukur, si e priti ajo… –

Ronaldo i dërgoi një ofertë sportistes më të bukur, si e priti ajo... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë –

Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë –

13:15 | 27/03/2026
Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

12:56 | 27/03/2026
Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

12:51 | 27/03/2026
Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

12:49 | 27/03/2026
Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

12:37 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë –
  • Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –
  • Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –
  • Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

  • Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë –
  • Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com