Një krim i rëndë është shënuar në Kosovë, ku një person, ende i paidentifikuar është vrarë pas një konflikti në trafik. Sipas bluve të Kosovës, viktima është goditur me thikë nga një tjetër mashkull i panjohur për të. Pavarësisht se viktima është dërguar në spital për trajtim, nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra.
“VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të.
Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.”-njofton policia.