Një sherr midis një profesori dhe nxënësi ka agravuar në përplasje fizike në një shkollë të mesme në Gjilan. Përplasja fizike ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes profesorit dhe nxënësit.
Rasti në fjalë është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.
Më tej, ai bëri të ditur se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...










