Dy të rinj janë vënë në pranga në Tiranë pas një sherri me sende të forta. Njoftohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë A. Sh., 22 vjeç dhe H. A., 31 vjeç, për plagosje të rëndë me dashje.
Të rinjtë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta dhe mjete prerëse, në rrugën “Frederik Shiroka”.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.