Tre persona me origjinë nga Shqipëria janë ndaluar nga policia në Dibër të Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të policisë së Dibrës, thuhet se janë shoqëruar personat me inicialet: Z.E. (28), A.Sh. (34) dhe K.M. (38), të gjithë nga Republika e Shqipërisë.
Ndalimi i tyre është bërë pasi janë sjellë në mënyrë agresive ndaj E.S. nga Dibra, pronar i një objekti hoteliere.