Shëndetësi falas?! Familjet shqiptare shpenzuan 467 mln euro për shëndetin më 2023 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shëndetësi falas?! Familjet shqiptare shpenzuan 467 mln euro për shëndetin më 2023

10:32 | 22/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin janë duke u rritur vit pas viti. Të dhënat e INSTAT, mbi konsumin final të familjeve në vitin 2023 tregojnë se shpenzimet për shëndetin arritën një vlerë prej 46,7 miliardë lekësh, ose 467 milionë eurosh, me rritje rreth 64% në krahasim me vitin 2020 kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Në 6 vitet e fundit, shpenzimet mesatare për shëndetin kanë rezultuar mbi 34 miliardë lekë në vit, por në vitin 2020 ato u ulën për shkak të masave të izolimit dhe shtyrjes së ekzaminimeve dhe trajtimeve për diagnozat që nuk kishin të bënin me Covid-19. Teksa popullsia e vendit po tkurret, shpenzimet e familjeve për shëndetin po rriten.

Ekspertët pohojnë se një seri faktorësh po çojnë në rritjen e shpenzimeve për shëndetin, por themelori është rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë. Ndotja e lartë e ajrit, jeta sedentare, kequshqyerja po ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve jo të transmetueshme. Nga ana tjetër, plakja e popullsisë rrit gjithnjë e më shumë nevojën për shërbime shëndetësore.

Read more

Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme –

Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë –

S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime –

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së –

Studimet e mëparshme kanë treguar se, popullsia mbi 65 vjeç vuan nga më shumë se dy sëmundje kronike. Diabeti dhe sëmundjet që lidhen me qarkullimin e gjakut janë shndërruar në pandemi.

Të dhënat nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore tregojnë se barra e sëmundjeve kronike në popullatë po shënon rritje mesatare vjetore me 5%.

Pandemia Covid-19 ndikoi edhe më shumë, pasi tek shumë të prekur krijoi artrite, dëmtoi veshkat dhe organe të tjera jetësore që kërkojnë trajtim gjithë jetën.

Teksa shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin po rriten, politikat publike nuk po ndihmojnë në lehtësimin e barrës financiare, pasi fondet për rimbursimin e barnave nuk po ecin me të njëjtat ritme.

Gati për një dekadë, buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro, në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.

Në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.

/Monitor.al/

Të Lidhura

Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme –

Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme –

nga 27
13:30 | 29/03/2026
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjet për shqiptarët të cilët duan të lëvizin jashtë shtetit. Në...

Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë –

Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë –

nga 27
13:00 | 29/03/2026
0

Mbledhja e grupit parlamentar të PS nuk ka kaluar pa vëmendjen as të qytetarëve të thjeshtë, ndjekës në rrjetet sociale...

S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime –

S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime –

nga 27
12:42 | 29/03/2026
0

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar për debatin mes ministres Erjona Ismailaj dhe socialistes Elisa Spiropali pas debateve në...

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së –

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së –

nga 27
12:24 | 29/03/2026
0

“Të dielë të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali krahas fotos. Mbledhja e grupit parlamentar të...

Para
Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch”

Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme –

Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme –

13:30 | 29/03/2026
Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë –

Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë –

13:00 | 29/03/2026
S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime –

S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime –

12:42 | 29/03/2026
Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së –

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së –

12:24 | 29/03/2026
Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit

Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit

11:46 | 29/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme –
  • Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë –
  • S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime –
  • Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së –
  • Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit
  • “Zgjohuni sa nuk është vonë”, ish-ministri socialist kritikon Ramën pas debateve në mbledhjen me deputetët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme –
  • Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com