Shembjet në korridorin VIII, dëshmi e ‘keqmenaxhimit’ si model qeverisje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shembjet në korridorin VIII, dëshmi e ‘keqmenaxhimit’ si model qeverisje –

08:22 | 03/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen tre zyrtarë të Kadastrës –

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë –

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim –

Më 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin për Korridorin VIII me praninë e zyrtarëve shtetërore nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania.

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cilësoi projektin si “aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë europiane” dhe rolin e Shqipërisë në këtë projekt si “një nga nyjet më të besueshme”.

Por ende pa u zbehur shkëlqimi i fotove të aktivitetit, një prej akseve kryesore rrugore të tij, ai Librazhd-Pogradec, pësoi dëmtime të rënda duke bllokuar për gati dhjetë ditë komunikimin me juglindjen e vendit.

Menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka ngritur një grup hetimor me qëllim hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar bllokimin e këtij aksi dhe fillimin e procedimit penal për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës” dhe “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”.

Qeveria nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për ngjarjen, duke ia faturuar fajin përbërjes gjeologjike të tokës, ndërkohë që shembja e këtij aksi rrugor i shtohet veprave të tjera infrastrukturore të investuara gjatë viteve të fundit, të cilat kanë pësuar dëmtime.

Bllokimi i rrugës nacionale drejt Juglindjes nuk ka krijuar probleme vetëm për njerëzit, por edhe për ekonominë dhe sigurinë e vendit. Sipas Konfederatës së Industrive të Shqipërisë, ky bllokim ishte “goditja më e rëndë në kohë paqe për ekonominë si dhe sigurinë kombëtare”.

Ekspertë të ekonomisë po ashtu ndajnë qëndrimin se ky bllokim ka pasoja të mëdha në ekonominë e vendit dhe lidhet me keqmenaxhimin e investimeve infrastrukturore dhe mungesën e një strategjie të qartë të qeverisë.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike e quan gjithashtu shembjen “një alarm të vërtetë për sigurinë kombëtare”.

“Ka nevojë për analiza të thelluara teknike, politike, juridike rreth asaj çfarë po ndodh në infrastrukturën publike në tërësi dhe mbi fondet e mëdha që janë dhënë e jepen kryesisht pa garë dhe të dyshuara gjërësisht në mënyrë korruptive,” tha ai.

Aset strategjik apo propagandistik?

Korridori VIII u ideua si një bosht strategjik Lindje-Perëndim që do te lidhte Detin Adriatik me Detin e Zi, duke funksionuar si një nxitës kyç ekonomik për integrimin në BE, stabilitetin rajonal dhe tregtinë. Për Shqipërinë, përfitimet projektoheshin me fuqizimin e rolit të vendit si portë detare, nyje tranziti si dhe qendër logjistike rajonale.

Megjithatë, ekspertët besojnë se qeveria shqiptare e sabotoi këtë projekt, pavarësisht propagandës për rëndësinë e tij.

Sipas Irena Beqirajt, konsultente financiare, ky projekt fillimisht është dëmtuar nga zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano dhe nga devijimi i linjës rrugore të Korridorit VIII nga projekti fillestar në segmentin e fundit në pjesën shqiptare.

Këto dy lëvizje, thotë ajo, “jo vetëm kanë rritur kostot, por edhe do të vonojnë përfundimin e projektit, duke vonuar kuptohet edhe përfitimet ekonomike”.

Edhe analisti politik, Neritan Sejamini thotë se “shkatërrimi i Portit të Durrësit dhe mbetja pa një port të mirëfilltë edhe për disa vite të tjera” është jo vetëm dëmtim i integrimit ekonomik të vendit, por edhe goditje për vetë konceptin e Korridorit VIII – në të cilin porti i Durrësit ka një rol kyç dhe strategjik.

Gjithsesi, Sejamini e konsideron të tejkaluar rolin e Korridorit VIII, i konceptuar që në vitet ’90.

“Zhvillimet ekonomike dhe infrastrukturore të mëvonshme kanë ulur rëndësinë e këtij korridori. Tregtia me Italinë, Greqinë, Kosovën, Turqinë, Gjermaninë kanë më shumë vlerë për Shqipërinë se sa tregtia me Maqedoninë e Veriut, Bulgarinë dhe Evropën Lindore,” theksoi ai.

Zef Preçi po ashtu beson se trajtimi si aset strategjik i kësaj rruge për qeverinë shqiptare mbetet vetëm në terren deklarativ; pa bërë përpjekje të mjaftueshme për financimin e tij.

“Edhe aty ku është siguruar mbështetja e duhur financiare, siç tregojnë dëmtimet në këtë aks rrugor, korrupsioni ka cënuar rëndë efektivitetin e fondeve, duke kompromentuar kështu edhe qëllimet e mira të deklaruara nga qeveria Rama,” theksoi ai.

“Modus operandi”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij parakalojnë në asfalte të shtruara rishtas në çdo fushatë elektorale, duke propaganduar investime qindramilionëshe – ndonëse një pjesë prej tyre janë prishur që me shiun e parë.

Sipas ekspertëve, dëmtimet e rrugëve lidhen me mungesën e projekteve, studimeve dhe mbikëqyrjen profesionale, ndërkohë që tenderat e tyre konsiderohen jotransparentë dhe pa konkurrencë.

Sipas Sejaminit, dëmtimet e rrugëve dëshmojnë mbi të gjitha “nivelin e mjerueshëm të qeverisjes”.

Në mungesë të vlerësimit të dëmeve në mënyrë direkte, Sejamini thotë në mënyrë indirekte mund të hamendësohet për miliarda lekë dëme me shkatërrimin dhe bllokimin e rrugës në aksin Librazhd- Pogradec.

“Miliarda lekë në investime në rrugë që tashmë janë zeruar, dhjetëra miliarda lekë kosto e ribërjes së këtyre investimeve dhe riparimeve të tjera të nevojshme dhe miliarda lekë dëme ekonomike për tregtarët, sektorin e turizmit, të transportit dhe bizneseve në përgjithësi,” tha ai, pa llogaritur koston njerëzore.

Sipas Irena Beqirajt, problematikat në infrastrukturë nxjerrin në pah mungesën e një strategji të qartë, ndërkohë që keqmenaxhimi është bërë “modus operandi”.

Duke u bazuar në një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, Beqiraj thotë se Shqipëria investon çdo vit rreth 400 milionë euro në ndërtimin e rrugëve me një kosto mestare prej 12.9 milionë euro për kilometër – kosto kjo më e larta në rajon. Në mënyrë paradoksale,  Shqipëria rrezikon të mbetet në periferi të zhvillimit infrastrukturor edhe konektivitetit.

“Shifrat tregojë një të vërtetë vështirësisht të mohueshme,” thotë Beqiraj, duke shtuar se amortizimi mesatar i veprave publike është 20% ose disafish më e lartë se mesatarja botërore që variaon nga 4.25 në 10.4%.

“… kostot me të cilat rrugët  janë ndërtuar janë tepër të larta dhe rrugët ndërtohen keq. Si rrjedhim, infrastruktura rezulton e paqëndrueshme, si e tillë kërkon rikonstruksione më të shpeshta,” theksoi ajo.

Edhe për Zef Preçin, shembja e rrugës në ndërtim e sipër në aksin Librazhd-Pogradec nuk mund të shihet si një episod i izoluar, por si “një fenomen ekonomik korruptiv në nivel sektorial”.

“Fakti që janë dëmtuar kryesisht rrugët e ndërtuara gjatë dekadës së fundit është një akuzë publike për korrupsionin dhe keqqeverisjen e vendit gjatë kësaj periudhe, për projektet mashtruese dhe të motivuara politikisht, për ndërtimin e rrugëve elektotale, për kompanitë e oligarkëve klientë të qeverisë…,”tha Preçi./BIRN

Të Lidhura

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen tre zyrtarë të Kadastrës –

nga 27
09:54 | 05/03/2026
0

Një skemë e tjetërsimit të pronës është goditur nga Policia në Tiranë, ndërsa janë ekzekutuar masa sigurie për pesë persona...

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –

nga 27
09:46 | 05/03/2026
0

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e ‘5 Majit’ është grabitur mëngjesin e kësaj të enjte. Sipas informacioneve në...

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë –

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë –

nga 27
09:40 | 05/03/2026
0

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, raportoi se gjithsej 1,114 civilë...

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim –

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim –

nga 27
08:50 | 05/03/2026
0

Ndonëse qarku i Korçës është një nga përfituesit kryesor të investimeve në infrastrukturë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, pothuajse çdo...

Para
A rrezikohet Shqipëria nga një sulm I mundshëm me raketa nga Irani? Flet eksperti i sigurisë –

A rrezikohet Shqipëria nga një sulm I mundshëm me raketa nga Irani? Flet eksperti i sigurisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen tre zyrtarë të Kadastrës –

09:54 | 05/03/2026
Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –

09:46 | 05/03/2026
Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë –

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë –

09:40 | 05/03/2026
Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim –

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim –

08:50 | 05/03/2026
Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së –

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së –

08:46 | 05/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen tre zyrtarë të Kadastrës –
  • Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –
  • Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë –
  • Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim –
  • Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së –
  • Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen tre zyrtarë të Kadastrës –
  • Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com