Për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe shkrirja e dëborë ka shtuar ndjeshëm prurjet e përrenjve malorë edhe në qarkun e Dibrës. Rruga Peshkopi-Kukës është dëmtuar në 3 segmente si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Bëhet me dije se dëmi është shumë i madh dhe duhet ndërhyrja e Autoritetit të Rrugëve.
Në segmentin Trebisht-Doganë Maqedoni po punohet ende për hapjen e rrugës pas bllokimit nga rrëshqitja e tokës një ditë më parë.