Ish-godina e hetuesisë në Durrës ka pësuar dëmtime nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit.
Gjatë pasditës së sotme, është shembur edhe suvaja e kësaj ndërtese, duke vënë në rrezik edhe qytetarët.
Edhe pse godina ishte e rrethuar me shirita paralajmërues për rrezik, bizneset i kanë hequr duke filluar normalisht aktivitetit e bizneseve të tyre.
Godina ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit dhe dëmet në suva kanë qenë prezente që në tërmetin e 21 shtatorit.