Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Malësi e Madhe ka shembur shtëpinë e heroit kombëtar Prek Cali në Vermosh.
Janë të shumta denoncimet që vijnë nga qytetarët, të cilët janë të revoltuar nga ky veprim.
Banorët e Vermoshit janë ngritur në protestë duke kundërshtuar motivimin që ka arsyetuar shembjen.
“Ndërtim pa leje”, ky është motivi që ka përdorur IMKT për shembjen e shtëpisë së heroit.