Shembet për 3 sekonda saraja e Pablo Escobar – 27.al

Shembet për 3 sekonda saraja e Pablo Escobar

Read more

Autoritetet vendase kanë vendosur të ndërtojnë një park dedikur viktimave të narkotrafikut. Shkatërrimi i godinës 8 katëshe ndodhi sot në sy të 1600 personave, plot 25 vite nga vdekja  e narkobosit i cili u vra nga policia në vitin 1993

U deshën vetëm 3 sekonda që të shembet perandoria e ngritur nga kapoja i drogës kolumbiane. Për shkatërrimin e  fortesës është përdorur 200 kg eksploziv.

Fëmijë, nipa të policëve, politikanë dhe gazetarë të cilët u vranë me urdhër të Escobarit ndoqën nga afër shembjen.

Nuk bëhet fjalë për të shkatërruar një zyrë që është në rrënim e sipër dhe bie por për të  ngritur një memorial për ata që duhet të jenë heronjtë tanë që nuk duhen harruar kurrë”, tha kryebashkiaku i Medelin, Federico Gutiérrez.

Aty do të instalohet skulptura “Jeta e re” e artistit Rodrigo Arenas Betancourt, një lapidar në homazh të 46.612 viktimave të luftës së drogës në qytet.

http://www.oranews.tv/article/shembet-3-sekonda-saraja-e-pablo-escobar

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *