Një sasi gurësh ka rënë në rrugën Balldre-Toroviëe gjate pasdites së sotme. Reshjet e shiut kanë bërë që të ketë sërish rrëshqitje të gurëve në përmasa të mëdha.
Rreziku në këtë zonë vijon të jetë i lartë, ndërkohë që ende nuk është marrë asnjë masë. Një pjesë e rrugës është bllokuar, ndërkohë që aksi tjetër qarkullohet.
Po ashtu si pasojë e errësirës në rrugë, nëse nuk merren masa ka rrezik të lartë për aksidente.