Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), John Brennan, ka arritur në Sarajevë.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton se Brennan do të takojë ministrin për Siguri të Bosnjës, Dragan Mektic.
E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Ambasada amerikane në Sarajevë nuk ka bërë komente për vizitën e tij.
Thuhet se Brennan do të takojë edhe forcën për luftimin e terrorizmit në Bosnje.
Në rrugët e Sarajevës është rritur prania e policëve.