SHBA ngre alarmin për partneritetin “e dëmshëm” ushtarak Iran-Rusi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA ngre alarmin për partneritetin “e dëmshëm” ushtarak Iran-Rusi –

07:57 | 10/12/2022
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “partneritet të plotë të mbrojtjes” midis Rusisë dhe Iranit, duke e përshkruar atë si “të dëmshëm” për Ukrainën, fqinjët e Iranit dhe botën.

Irani akuzohet nga fuqitë perëndimore për furnizimin me dronë të Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon të sulmojë infrastrukturën energjetike të vendit.

Uashingtoni e ka dënuar më parë bashkëpunimin ushtarak Iran-Rusi, por të premten përshkroi një marrëdhënie të gjerë që përfshin shkëmbimin e pajisje si helikopterët dhe avionët luftarakë, dhe dronët, që rezultuan në sanksione të reja amerikane ndaj entiteteve ruse për përfshira në këtë partneritet.

“Rusia po përpiqet të bashkëpunojë me Iranin në fusha si zhvillimi i armëve dhe stërvitjet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

Moska “po i ofron Iranit një nivel të paprecedentë mbështetjeje ushtarake dhe teknike, që po e transformon marrëdhënien e tyre në një partneritet të plotë në fushën e mbrojtjes”, tha ai.

“Ne kemi parë gjithashtu raporte se Moska dhe Teherani po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një linje të përbashkët prodhimi për dronët vdekjeprurës në Rusi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të tërhiqet nga ky bashkëpunim.”

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj tre entiteteve me bazë në Rusi, që janë të angazhuara në mënyrë aktive në “blerjen dhe përdorimin e dronëve iranianë”.

Sanksionet kanë në shënjestër Forcat Hapësinore Ruse, Qendrën Shtetërore 924 për Avionët Pa pilot dhe Komandën e Transportit Ushtarak Ajror.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet për të penguar këto transferime dhe për të vendosur pasoja për ata që janë të përfshirë në këtë aktivitet”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë mbi sanksionet.

Muajin e kaluar, Teherani pranoi se kishte dërguar dronë në Rusi, por këmbënguli se ato ishin eksportuar përpara fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të shqetësuara se Rusia “synon ta furnizojë Iranin me komponentë të avancuar ushtarakë”, duke përfshirë helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Pilotët iranianë thuhet se kanë trajnuar me avionë të avancuar luftarakë Su-35 në Rusi dhe Teherani mund të pajiset me këtë lloj avioni brenda vitit të ardhshëm, gjë që do të “forconte ndjeshëm forcën ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tij rajonalë”, tha zoti Kirby.

Shtetet e Bashkuara besojnë gjithashtu se Irani po shqyrton mundësinë e furnizimit të Rusisë me “qindra raketa balistike”, tha ai.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly, kritikoi të premten “marrëveshjet e ndyra” midis Moskës dhe Teheranit, duke thënë në një deklaratë se Irani kishte dërguar dronë në Rusi në këmbim të “mbështetjes ushtarake dhe teknike” nga Moska.

Kjo “do të rrisë rrezikun për partnerët tanë në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë ndërkombëtare”, tha zoti Cleverly, duke u zotuar se “Britania do të vazhdojë të ekspozojë këtë aleancë të dëshpëruar dhe t’i kërkojë llogari të dyja vendeve”./VOA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Horoskopi/ Ja surprizat që kanë rezervuar yjet për çiftet –

“Qëndroni larg stresit”, çfarë thonë yjet për 12 shenjat e Zodiakut -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbledhja të jetë e hapur –

Mbledhja të jetë e hapur –

12:10 | 19/12/2025
Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –

Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –

11:53 | 19/12/2025
Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie –

Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie –

11:39 | 19/12/2025
“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –

11:35 | 19/12/2025
4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

11:09 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbledhja të jetë e hapur –
  • Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –
  • Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie –
  • “Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –
  • 4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –
  • Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbledhja të jetë e hapur –
  • Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com