SHBA/ Kongresit po i mbaron koha për miratimin e ndihmave në Ukrainë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Kongresit po i mbaron koha për miratimin e ndihmave në Ukrainë –

08:53 | 08/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ndërsa kanë mbetur vetëm katër ditë pune para nisjes së pushimeve, Kongresi amerikan nuk është ende afër miratimit të kërkesës së Shtëpisë së Bardhë për 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën.

Ligjvënësve po iu mbaron koha për të negociuar një marrëveshje për sigurinë kufitare, që republikanët thonë se duhet të përfshihet në negociata, pasi sipas tyre nuk mund të kryen financime për konflikte në vende të tjera duke lënë të pa adresuar prioritetet e brendshme.

“Fillimisht duhet të kemi siguri në kufirin tonë në mënyrë që më pas të mund të ndihmojmë aleatët tanë”, u tha gazetarëve të enjten senatori republikan Lindsey Graham.

Ai i bëri thirrje presidentit Joe Biden që të zbatojë ligjet ekzistuese të imigracionit, duke thënë se ai nuk do të kthehej në shtetin e tij, në Karolinën e Jugut, duke “u përpjekur të shpjegojë pse kam ndihmuar Ukrainën, Tajvanin dhe Izraelin dhe nuk kam bërë asgjë për të siguruar kufirin tonë”.

“Unë dua t’i ndihmojmë të gjithë aleatëve tanë, por ne duhet të ndihmojmë veten tonë në fillim”, theksoi ai.

Ndihmat për Ukrainën janë pjesë e një pakete shtesë urgjente prej 106 miliardë dollarësh, ku përfshihen ndihmat ushtarake për Izraelin dhe partnerët e Indo-Paqësorit, si dhe për financimin e sigurisë kufitare.

“Republikanët në Kongres janë të gatshëm t’i japin Putinit një dhuratë, dhuratën më të madhe që ai mund të shpresojë”, u tha gazetarëve të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Senatorët rifilluan negociatat të enjten pasi nuk arritën të hapnin debatin mbi kërkesën shtesë pas një votimi me rezultatin 49 pro dhe 51 kundër, të mërkurën vonë.

“Unë mendoj se votimi dje i bindi demokratët se ne jemi seriozë në lidhje me atë që duhet bërë,” i tha Zërit të Amerikës senatori Jim Risch, republikani kryesor në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Demokratët kundërshtojnë propozimet e republikanëve për të ndryshuar rregullat e azilit në kufirin e SHBA-ve dhe argumentojnë se kërkesa e Shtëpisë së Bardhë duhet të konsiderohet e gjitha së bashku, si pjesë e një strategjie më të gjerë të sigurisë kombëtare.

“Ishin republikanët ata që bënë një lëvizje dredharake për ndihmat ndaj Ukrainës duke i lidhur ato me çështjen e kufirit,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të enjten.

“Ne të gjithë pajtohemi se siguria kufitare është e rëndësishme. Presidenti Biden përfshiu ndryshime të forta në propozimin që na dërgoi. Por ne gjithashtu e dimë se çështja e kufirit është një çështje e ndërlikuar, shumë komplekse, që i ka shpëtuar zgjidhjes dypartiake për vite me radhë”, theksoi ai.

Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritej t’iu drejtohej senatorëve amerikanë përmes një videokonference, por ajo u anulua papritur.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, një mbështetës i fortë i ndihmave për Ukrainën, theksoi të enjten se propozimet republikane për sigurinë kufitare duhet të përfshihen për të fituar votat e tyre.

“Është thellësisht joserioze të pretendosh se prioritetet e sigurisë kombëtare nuk përfshijnë sigurimin e kufijve të vendit tonë”, tha McConnell.
Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Gjeneral Brigade Pat Ryder tha të martën se kanë mbetur 1.1 miliardë dollarë fonde për të rimbushur rezervat ushtarake amerikane për armët dhe pajisjet e dërguara në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi gjithashtu në fillim të kësaj jave se kanë mbetur rreth 4.8 miliardë dollarë ndihma për të furnizuar Ukrainën, një shumë që do të mbarojë deri në fund të këtij viti.

Çdo kompromis i miratuar në Senatin me shumicë demokrate do të duhet gjithashtu të kalojë Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë republikane, ku mbështetja për Ukrainën është zvogëluar këtë vit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ka treguar se nuk ka në plan të zgjasë orarin e punës përtej ditës së fundit të planifikuar në seancën e 14 dhjetorit.

Shumë republikanë pranojnë se ndihma për Ukrainën është e rëndësishme për parandalimin e fitores së Rusisë, por theksojnë se duhet më shumë mbikëqyrje.

Ligjvënësja republikane Michelle Steel i tha Zërit të Amerikës të enjten: “Ne kemi shpenzuar kaq shumë – miliarda e miliarda dollarë. Ne duhet të shohim transparencë, saktësisht se ku po shkojnë këto para dhe si po i shpenzojnë”.

Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, angazhimet për ndihmën ndaj Ukrainës janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Presidenti Biden ka punuar me aleatët mes pasigurisë mbi kalimin e fondeve në Capitol Hill.

“Britania e Madhe dhe vendet evropiane do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”, tha për Zërin e Amerikës, David Cameron, sekretar i jashtëm britanik dhe ish-kryeministër.

“Por është e qartë se Amerika është një partner thelbësor në këtë betejë. Ata janë ekonomia më e madhe në botë, lojtari më i madh i mbrojtjes, absolutisht jetik”, theksoi ai./VOA

Read more

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

Të Lidhura

nga 27
14:10 | 16/01/2026
0

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për...

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

nga 27
13:50 | 16/01/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të rrisin praninë dhe angazhimin e tyre...

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

nga 27
13:32 | 16/01/2026
0

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me...

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

nga 27
13:20 | 16/01/2026
0

Ambasada Amerikane ne Tiranë ka postuar në faqen e vete në rrjetet sociale pjese te fjalimit të të ngarkuarës me...

Para
VIDEO/ Ronela Hajati publikon këngën e re “Himni” –

VIDEO/ Ronela Hajati publikon këngën e re “Himni” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –

14:10 | 16/01/2026
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

13:50 | 16/01/2026
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

13:32 | 16/01/2026
Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

13:20 | 16/01/2026
Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –

13:06 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –
  • Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –
  • Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –
  • Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –
  • Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –
  • Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –
  • Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com