Shakira, Miley Cyrus dhe standardet e dyfishta mbi tradhtinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shakira, Miley Cyrus dhe standardet e dyfishta mbi tradhtinë –

22:10 | 23/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Mariana Rolandi

Kur Shakira, diva kolumbiane e muzikës pop, u divorcua nga bashkëshorti i saj, ylli i futbollit Gerard Piqué në vitin 2022, shkroi një këngë për të kapërcyer dhimbjen dhe poshtërimin e ndarjes për shkak të tradhtisë së bashkëshortit.

Kënga, e cila u realizua në bashkëpunim me DJ argjentinas Bizarrap dhe u bë menjëherë një hit, ishte një “mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar emocionet e mia” tha Shakira. Ajo e ka cilësuar këngën si një “himn për shumë gra”.

Një ditë pas publikimit, këngëtarja e njohur amerikan Miley Cyrus ndoqi shembullin me këngën e saj mbi tradhtitë e dyshuara të bashkëshortit të saj. Të famshmit dhe influencuesit kanë një shembull edhe këtu në Argjentinë:Sofía Aldrey, një grimiere në profesion, postoi pamje të mesazheve që ish i dashuri i saj u kishte dërguar grave të tjera kur ishin ende çift.

Për disa gra, ndarjet përkojnë me probleme të tjera të mëdha. Miley Cyrus pati nevojë për një operacion gjatë ndarjes së saj, ndërsa babai i Shakirës u sëmur. Në Argjentinë, Aldrey kuptoi se ish-partneri i saj, një aktor televiziv, e kishte tradhtuar atë gjatë një periudhe 2-vjeçare, në të cilën ajo i kishte qëndruar në kokë pasi ai vuante nga kanceri.

Megjithatë, gratë nuk mund të presin një nivel simpatie të barabartë, kur publikohet jeta e tyre private. Shakira u tall në internet si një “grua e zemëruar” dhe “nënë e keqe” që kishte nevojë për psikoterapi. Por a mos është kritika se këto gra të zemëruara nuk duhej të nxirrnin në publik “të palarat” e familjes, një formë tjetër e dhunës gjinore?

Mjekja Fernanda Tarica, që ka themeluar një OJQ në Buenos Aires që ndihmon viktimat e dhunës në familje , thotë se “tradhtia dhe gënjeshtra i shkaktojnë dëm personit tjetër, prandaj është e paimagjinueshme që ato të mos jenë një lloj dhune”.

“Kur prishet pakti i monogamisë ka fillimisht një dhunë emocionale. Më pas në shumë rastedhe për arsye të ndryshme, këto gra nuk janë në gjendje t’i japin fund marrëdhënies, gjë që krijon varësi emocionale që kthehet në fuqi dhe në forma të tjera dhunës”– thekson ajo.

Tarica u befasua nga reagimet e ndryshme ndaj këtyre tre grave, dhe mbi lehtësinë e akuzës ndaj tyre. Kjo është diçka shumë funksionale në patriarkalizëm. Por problemi është tradhtia,dhe nëse dikush e publikon atë nga një pozitat e dhimbjes, përgjigja e shoqërisë është ta refuzojë atë.

Duket se mbizotëron mendimi se abuzimi brenda–martesor, duhet mbajtur brenda mureve të shtëpisë. Megjithatë, kjo ngre pyetjen:A duhet të mbrohet abuzuesi dhe jo viktima? Psikologia konjitive Delfina de Achával thotë se shkelja e besimit te çiftet provokon “emocione shumë të vështira për t’u përpunuar që lidhen me pushtetin, zotërimin… tradhtinë dhe braktisjen”.

De Achával e përshkruan si “simbolike” dhunën e tradhtisë martesore. “Gratë nuk qajnë, ato fitojnë para”, këndon Shakira. Epo, ajo me siguri fitoi. Sepse kënga e saj fitoi mbi 2.5 milionë dollarë. Por jo të gjithë të divorcuarat janë ose ndihen të kompensuara.

Në rastin e Anës (jo emri i saj i vërtetë), një taksiste 42-vjeçare me tre fëmijë, ajo e përzuri burrin nga shtëpia pas një martese 20-vjeçare. Kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ajo filloi të dallonte shenjat e tradhtisë, derisa pa një bisedë në Facebook që e bëri të ndihej aq keq saqë përfundoi në spital.

Gjatë pandemisë, ajo kuptoi se nuk mund të divorcohej dot kurrë nga burri i saj, pasi të qenit shtëpiake dhe nënë, nënkuptonte se nuk mund të punonte apo të fitonte para. Ndaj një ditënisi të ndiqte kursin për t’u bërë taksiste. Në këtë rast Fernanda Tarica e sheh tradhtinë si shkaktim të “një dhune ekonomike të rëndësishme”.

Ajo thotë:”Ka gra që nuk mund të divorcohen sepse nuk mund ta përballojnë. Ato nuk kanë asgjë për të jetuar me fëmijët e tyre, ndaj burri sillet si të dojë”. Ky është në thelb njëseksizëm i përhapur, i cili shkel në heshtje të drejtat ekonomike të grave, thotë Cintia González Oviedo, drejtuese e “Bridge the Gap”, një organizatë konsulence për çështjet gjinore dhe diversitetin.

Edhe kur gratë mund t’i japin fund martesës dhe të gjejnë një punë, thotë ajo, ato përballen shpesh me një problem tjetër:baballarët që zhduken dhe nuk paguajnë për kujdesin ndaj fëmijëve. Gonzalez deklaron se mbi 66 për qind e burrave të divorcuar në provincën e Buenos Airesit nuk paguajnë rregullisht ushqimin e fëmijëve të tyre, ndërsa Ministria e Grave dhe Barazisë Gjinore, thotë se vetëm 10 për qind e meshkujve të divorcuar ofrojnë njëmbështetje ekonomike “të vërtetë dhe efektive”.

Psikiatri Enrique Stola thotë se ndërsa dhuna ekonomike në kontekstin e abuzimit martesor duhet të përkufizohet më qartë, ajo është “një shprehje tjetër e dhunës strukturore ndaj grave”, të cilat lihen të kujdesen për fëmijët pa mbështetjen e duhur nga ish-partnerët.

“Kjo ndodh në të gjitha vendet, dhe kjo dhunë është kronike dhe strukturore, sepse gjyqtarët, si bura dhe gra, nuk marrin masa të shpejta për t’i ndihmuar këto gra në një situatë kritike”-thotë ai. I specializuar mbi dhunën me bazë gjinore, Stola thotë se dhuna ekonomike shfaqet “dukshëm gjatë një ndarjeje, edhe pse s’ka dyshim se do të ketë pasur edhe më parë shenja të saj, krahas llojeve të tjera të dhunës psikologjike dhe simbolike.

Dhe ajo mund të jetë më keq mes të pasurve, thotë ai, pavarësisht përdorimit të avokatëve që shpesh nuk arrijnë t’i garantojnë gruas pjesën e saj të drejtë të parave nga divorci. Kur një grua i drejtohet gjyqit, shton ai, ajo “nis të ndjejë atë që ndjejnë shumë gra të tjera, madje edhe ato me nivele ekonomike më të ulëta:ajo akuzohet se është lakmitare, se dëshiron të rrëmbejë të gjitha paratë, dhe të mos i lërë asgjë ish-partnerit”.

Fernanda Tarica këmbëngul se “shumë shpesh”, kur gratë e martuara kanë lidhje jashtëmartesore, kjo vjen si një përgjigje ndaj një tradhtie nga ana e bashkëshortit. Stola e sheh gjendjen e tradhtisë si të pabarabartë, dhe sugjeron që shumë njerëz besojnë se gratë duhet “t’i japin gjithmonë burrit një shans tjetër, sepse kështu janë burrat”.

Megjithatë, e njëjta shoqëri heziton t’u japë grave një shans të dytë, thotë ajo, teksa shton se burrat nuk janë në gjendje t’u japin grave apo edhe fëmijëve të tyre një shans të dytë, pasiështë në rrezik pushteti i tyre.

Ata e shohin tradhtinë si “një goditje ndaj dashurisë së tyre”, gjë që i dobëson ata në aspektin social, duke i bërë të duken si brinarë. “Jo se dikush do t’ua thotë këtë në sy, por ata mendojnë se e kanë humbur fuqinë simbolike në shoqëri. Ekziston një ndryshim të madh në mënyrën se si shoqëria pret që burrat dhe gratë ta menaxhojnë situatën pas një tradhtie”- përfundon ai. / “Worldcrunch” – Bota.al

Read more

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 11/03/2026
0

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

nga 27
23:02 | 11/03/2026
0

Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se...

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

nga 27
22:18 | 11/03/2026
0

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

nga 27
22:00 | 11/03/2026
0

Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me...

Para
Rikthimi i Bashës thellon ndarjen, Ramës po i dhurohet pushtet –

Ja misioni që ka Lulzim Basha -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

23:26 | 11/03/2026
Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

23:02 | 11/03/2026
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

22:18 | 11/03/2026
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

22:00 | 11/03/2026
Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –

21:52 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –
  • Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –
  • Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –
  • Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –
  • Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com