Serena Sula, ose siç pëlqen ta quajë veten “Mbretëresha e Twerk-ut” njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe pa komplekse.
Pak kohë më parë ajo deklaroi se balerini Ilir Shaqiri e ka ngacmuar gjatë një takimi që kanë patur në një studio televizive.
Së fundmi, Serena i është rikthyer sërish kësaj teme duke dhënë detaje të reja, që askush nuk i dinte më parë. Gjatë një interviste për mediat, ajo ka deklaruar se pasi është takuar me Ilirin, kanë shkëmbyer numrat dhe janë takuar shumë herë, madje edhe natën vonë.
Ajo shkoi edhe më tej duke deklaruar se Iliri e thërriste me nofkën “Kotele”.
“E vërteta është ajo që kam thënë totalisht dhe e rithem përsëri. Ju e dini shumë mirë që Serena Sula është e vetmja femër publike “modelja e skandaleve” që i thotë gjërat troç, ashtu siç janë, pa prapaskena pa asgjë. Iliri kur më ka parë në ‘Top Channel’ u shokua fare, ngeli i shtangur po ju them, like ‘ËOË’ te dera, sa dhe të gjithë ata që ishin me ne duke na bërë ‘make up’-in e kuptuan dhe filluan ta ngacmonin Ilirin për mua. Ai u shpreh mes të gjithave se Serena do të kishte qenë shumë, shumë konkurrente e fortë dhe do të kishte fituar në “Big Brother” për karakterin e saj dhe që nuk ia ndjen për asgjë në botë dhe tha se je një femër shumë, shumë e zgjuar. “Është femra më e bukur që kam parë absolutisht, tha, si nga bukuria e fytyrës, flokët, trupi, beli, këmbët, sytë. Gjithçka rreth Serenës është perfekte dhe shumë elegante, në një super formë dhe sex appeal!!”. Ne pimë gjithashtu dhe një cigare bashkë jashtë para se të bënim intervistën, shkëmbyem numrat dhe jemi takuar përsëri bashkë normale, jo vetëm një herë po disa herë natën vonë… Ah, po, edhe diçka ekskluzive vetëm për ju, që nofka e atij kundrejt meje ka qenë “Kotele”, tha modelja.