Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka ashpërsuar tonet në raport me Kosovën referuar marrëveshjeve që janë firmosur në Bruksel për Asociacionin e komunave.
Daçiç tha se pa Serbinë nuk mund të ketë stabilitet në rajon, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e marrëveshjes.
“Prishtina harron se marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Taçi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Cathrine Ashton dhe unë. Prishtina duhet të tregojë qartë nëse do ose jo. Korrigjimet nuk do të merren parasysh. Nëse kjo bëhet, të gjitha marrëveshjet e Brukselit bien”, tha Daçiç duke kërcënuar se Prishtina po “luan me zjarrin”.