Prej disa ditësh vijon aksioni i policisë për heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë ilegale nga grupet kriminale në të gjithë vendin.
Disa kamera janë sekuestruar edhe në fshatin Baban në qytetin e Bilishtit, të cilat, sipas informacioneve i përkasin personave me precedentë penal.
Kamerat u konstatuan në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban dhe Sokol Anxhi në qytetin e Bilishtit.
Këta dy shtetas kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve, teksa Sokol ANxhi vuan masën e arrestit të shtëpisë.
Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.