Një tjetër sasi lëndësh narkotike është sekuestruar paraditen e sotme në kufirin greko-shqiptar.
Policia greke ka sekuestruar 174 kg marijuanë në rrugën rurale Filat-Igumenicë.
Droga ishte e ndarë në 90 pako brenda automjetit të 44 vjeçarit Alket Dhroso nga Saranda. Policia ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit dhe ka sekuestruar lëndën narkotike.
Dyshohet se droga ishte marrë në kufirin e gjelbër për tu futur në shtetin grek. Sakaq vijojnë hetimet nga Antidroga e Igumenicës.