Seks, drogë dhe tallava – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seks, drogë dhe tallava –

13:25 | 17/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Klodian Tomorri

Ditën që videoja seksuale e një kryebashkiaku rilindas në zyrën e shtetit pushtoi rrjetet sociale, në Tiranë qeveria miratoi legalizimin e kanabisit mjekësor dhe industrial. Çfarë rastësie! Brenda pak orësh Rilindja iu shfaq qytetarëve me ofertën e saj më të mirë. Seks dhe drogë.

Megjithatë koncepti i rastësisë është i diskutueshëm. Një shkrimtar i shquar amerikan thotë se rastësia nuk është agjë tjetër, veçse mekanizmi që na udhëheq në drejtimin, që kemi dashur gjithmonë të shkojmë. Dhe drejtimi i qeverisë ky është.

Nuk është rastësi që në sirtarët e qeverisë sot janë më shumë drafte që legalizojnë veset se sa nisma që përmirësojnë shoqërinë. Ai për amnistinë fiskale sot do të ishte shndërruar në ligj, pa presionin e fortë të ndërkombëtarëve. Drafti tjetër kontrovers i Pasaportave të Arta po ashtu. Ky i kanabisit, me vendimin e djeshëm të qeverisë, mund të quhet zyrtarisht i miratuar pasi Parlamenti ka kohë që bën vetëm funksionin e noterit.

Tani në ministrinë e Shëndetësisë do të ngrihet një agjenci e posaçme për kanabisin. Brenda saj do të funksionojë një komision me 7 vetë, i cili do të shpërndajë liçencat tek kompanitë private që do të prodhojnë hashash. Dhe sipas ligjit, në Shqipëri do të jepen liçenca për mbjelljen e deri në 200 hektarëve kanabis. Pra, kjo është oferta dhe ky është drejtimi. Nga njëri ves në tjetrin.

Ndaj, në gjithë këtë histori, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit është njeriu me fajin më të vogël. Sepse ai është viktimë e sistemit, siç thoshte dikur kryeministri. Në një vend normal, zoti Gjici nuk do ta kishte kurrë mundësinë të kandidonte për kryetar bashkie. Por në sistemin e Rilindjes safetët janë instrument i domosdoshëm për të çuar përpara vizionin qeverisës. Seks dhe drogë. Kur afrohen zgjedhjet, ofertës i shtohet dhe tallavaja. Tani prisni videon e radhës.

Read more

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë –

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak –

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro –

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet –

Të Lidhura

nga 27
10:52 | 11/03/2026
0

Përfundon mbledhja e Kryesisë në selinë e PS të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë...

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak –

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak –

nga 27
10:38 | 11/03/2026
0

Policia e Durrësit ka kryer disa arrestime dhe procedime, për vepra të ndryshme penale. Kështu është referuar materiali në Prokurori,...

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro –

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro –

nga 27
10:18 | 11/03/2026
0

Procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e...

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet –

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet –

nga 27
10:06 | 11/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë, Kryesinë e Partisë Socialiste. Në fokus të takimit janë organizimi politik për...

Para
Mos i humbisni këto MEME pikante

Mos i humbisni këto MEME pikante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë –

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë –

10:52 | 11/03/2026
Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak –

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak –

10:38 | 11/03/2026
Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro –

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro –

10:18 | 11/03/2026
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet –

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet –

10:06 | 11/03/2026
Në një fjalim përdori dy standarde –

Në një fjalim përdori dy standarde –

09:46 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë –
  • Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak –
  • Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro –
  • PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet –
  • Në një fjalim përdori dy standarde –
  • Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë –
  • Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com