Artan Simoni, është avokati i caktuar kryesisht nga GJKKO, për të mbrojtur ish-Kryeministrin Sali Berisha, në atë që njihet si seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj tij.
Vendimi nga gjyqtarja Irena Gjoka erdhi pasi avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj e Sokol mëngjezi, u larguan nga seanca, me pretendimin se Gjykata i kishte refuzuar kërkesën që çështja të kalonte në Kushtetuese për interpretim, përderisa ndaj deputetit ishin caktuar dy masa sigurie, pa marrë autorizim nga Parlamenti.
Gjithashtu Gjokutaj tha se Gjoka kishte refuzuar edhe vënien në dispozicion të avokatëve të akteve që çuan në vendimmarrjen e caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Por GJKKO pas largimit të dy avokatëve ka marrë një vendim që të caktojë një avokat kryesisht, duke caktuar kështu Artan Simonin. Këtij të fundit i kanë lënë 2 orë kohë për tu njohur me aktet dhe për të vijuar seanca pasditen e sotme.
“Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës”, thuhet në një njoftim të GJKKO.
Kjo e fundit bën me dije se ka pranuar kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive, por ka rrëzuar kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.
“Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha”, informoi GJKKO.