Fjoralba Ponari dhe partneri i saj janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun.
Ndonëse e ruajnë me fanatizëm marrëdhënien e tyre, moderatorja nuk ka hezituar shpeshherë ta shfaq në rrjetet e saj sociale. Dyshja prej kohësh bashkëjetojnë dhe kanë një raport të konsoliduar me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar edhe diskutimet mbi martesën.
Teksa Fjoralba është shprehur se kjo është në planet e tyre të afërta, mesa duket çifti po mendon të hedh hapa më të mëdhenj në marrëdhënien e tyre.
Një foto e Ponarit në Instastory së fundmi ka ngjallur dyshime se dyshja po mendojnë të bëhen prindër së shpejti. Teksa partneri i saj mban një fëmije në krah, Fjoralba krahas imazhit shkruan:
“Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme.”