Që nga 24 qershori, kur tentativa për kryengritje të grupit mercenar Wagner në Rusi dështoi, udhëheqësi i saj, Yevgeny Prigozhin, nuk është shfaqur në publik, megjithatë, sipas udhëheqësit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai ndodhet në vendin e tij.
Por sot “rebeli” i Wagner-it dha shenja jete, përmes platformës “Telegram”.
Në një mesazh audio prej 41 sekondash, Prigozhin mbrojti rebelimin e shkurtër nga grupi paraushtarak që ai drejton dhe bëri thirrje për mbështetjen ruse ndërsa organizata e tij vazhdon të rekrutojë pavarësisht ultimatumit të liderit rus Vladimir Putin drejtuar mercenarëve të tij.
“Dëshiroj të kuptoni se ‘marshimi ynë i drejtësisë’ kishte për qëllim përballjen me tradhtarët dhe mobilizimin e shoqërisë sonë . Dhe mendoj se kemi arritur shumë nga kjo”, tha ai në mesazhin e tij audio. Ai gjithashtu shtoi se, “Në të ardhmen e afërt jam i sigurt se do të shihni fitoret tona të radhës në front. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen tuaj”.
Deklaratat e liderit Wagner vijnë ndërsa grupi mercenar vazhdon përpjekjet e tij për të rekrutuar anëtarë të rinj. Prigozhin thuhet se u pa duke u larguar nga Rostov-on-Don në Rusinë jugore pasi tërhoqi trupat e tij dhe që atëherë ka pasur spekulime për vendndodhjen e tij. Ai u thirr për të kërkuar azil në Bjellorusi , si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes së grupit të tij të shtunën më 24 qershor.