Në fshatin Zhamë të Lushnjës janë grabitur në një banesë rreth 13 milionë lekë të vjetra në mes të ditës.
Autorja është një femër dhe dyshohet se i ka hedhur substancë për ta vënë në gjumë, pronares së shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen.
Jalldize Ibraliu 65 vjeçe, është invalide dhe tregon se autorja i ka hyrë në oborrin e shtëpisë duke iu paraqitur si qytetare nga Tetova dhe se kërkonte ujë për të pirë. Më pas ajo nuk mban mend asgjë.
Në kohën e vjedhjes ka qenë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa burri i saj në punë.
Nga ora 12:00 kur ndodhi ngjarja deri në orën 20:00 të mbrëmjes, 65-vjeçarja ka qenë pa ndjenja.
Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi, ka parë që kutia ku ndodheshin paratë ishte bosh.
Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për rastin. Madje ka sekuestruar edhe këto pamje të marra nga një shtëpi private, ku duket qartë vendi ku ka ndaluar makina e gruas që kreu vjedhjen, dhe ajo teksa i drejtohet banesës.
Deri tani autorja nuk është gjendur.