Scholz: Duhet të jemi të drejtë ndaj Ballkanit Perëndimor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scholz: Duhet të jemi të drejtë ndaj Ballkanit Perëndimor

15:30 | 19/05/2022
në Bota
0

Gjatë një fjalimi në Bundestag, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se nuk do të ketë procedurë të shkurtuar për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Krichbaum lavdëron Bashkinë e Tiranës

Në një deklaratë qeveritare të mbajtur të enjten, më 19 maj 2022 në Parlamentin Gjerman, kancelari Olaf Scholz, është shprehur për mbështetjen e Ukrainës dhe afrimin e saj me BE-në, por kundër shkurtimit të procedurave të zgjerimit:

“Ukraina ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Komisioni pritet ta japë vlerësimin e tij për aplikimin përpara Këshillit të BE-së, në fund të qershorit. Dhe në të njëjtën kohë, të gjithë e dimë se Emmanuel Macron ka të drejtë kur thekson se procesi i anëtarësimit nuk është çështje e disa muajve, por e disa viteve”, tha politikani socialdemokrat duke shtuar: “Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të përqendrohemi tani në mbështetjen e shpejtë dhe pragmatike të Ukrainës. Unë do të diskutoj mënyrën më të mirë për ta bërë këtë me kolegët e mi, por nuk është rrugë e shkurtër në rrugën drejt BE-së, pasi duhet të tregohemi të drejtë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Po zhvillojmë bisedime për të shmangur pengesat”

Në lidhje me perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE, Scholz theksoi se Gjermania po përpiqet për të shmangur pengesat për përparimin e negociatave. Ai agrumentoi:

“Kjo ka të bëjë me sigurinë tonë, e cila nuk mund të arrihet pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe evropian. Prandaj, BE-ja tani duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor. Dhe unë jam i përkushtuar për këtë duke zhvilluar bisedime për të arritur përparim në negociata dhe për të hequr pengesat e fundit brenda BE-së.”

Scholz foli edhe për Procesin e Berlinit, të iniciuar nga paraardhësja e tij Angela Merkel, duke paralajmëruar edhe vizitën e tij të parë në rajon qysh në qershor. “Do të udhëtoj  me mesazhin e qartë se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian.”

Merz kritikon Scholzin për politikë të paqartë

Kryetari i grupit parlamentar më të madh të opozitës, Friedrich Merz, e kritikoi qeverinë për një qendrim jo të qartë, ndër të tjera, edhe sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në BE:

“Po, ne besojmë se Ballkani Perëndimor duhet të përfshihet në Bashkimin Evropian. Ne pajtohemi me ju se Ukraina duhet të ketë perspektiva për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por çfarë thotë qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë për këtë çështje?  A jeni për statusin kandidat të Ukrainës apo jo? Do të kishte qenë një rast i mirë për ta thënë këtë këtu në Bundestagun gjerman këtë mëngjes”, tha Merz.

Merz kritikoi Scholzin edhe për paqartësi në lidhje me propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një grupimi të ri politik përtej Bashkimit Evropian.

“Gjatë vizitës së tij këtu në Berlin, presidenti francez sugjeroi zhvillimin e një sistemi të ri integrues, për të afruar shtetet të ndryshme me Bashkimin Evropian. Ai foli për bashkimin e demokracive të botës rreth Bashkimit Evropian. Si do të realizohet kjo? Ne jemi pro që kjo të ndodhë. Por si duhet të funksionojë institucionalisht? A mendoni, për shembull, se duhet të forcohet Zona Ekonomike Evropiane, dhe se një instrument mund të jetë EFTA? A mendoni se me këto vende duhen bërë Marrëveshje Asociim-Stabilizimi, që edhe ato të hyjnë në BE?”.

Krichbaum lavdëron Tiranën

Një përgjigje të parë ndaj propozimit të presidentit Macron, duket se e ofroi deputeti kristiandemokrat, Gunther Krichbaum: “Ne kemi nevojë për një model për ato vende që nuk duan, nuk munden ose nuk janë ende gati për të bërë pjesë në BE. Le ta quajmë anëtarësim të asociiuar, por ky duhet të jetë një model i besueshëm. Do të ishte një stacion i ndërmjetëm, dhe jo stacioni i fundit. Ky model do të përbënte një dallim të dukshëm nga koncepti i Partneritetit të Privilegjuar”, tha folësi i grupit parlamentar të CDU/CSU-së për çështje të Bashkimit Evropian.

Pas takimit Krichbaum dhe Merz patën një drekë pune me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe ndoshta  kjo ishte arsyeja përse Krichbaum do të përmendte Shqipërinë në fjalimin e tij: “Ne na duhen sinjale mbështetëse për Ukrainën. Le të inkurajojmë qytetet dhe komunat tona të bëjnë parneritete mes qytetesh. Kjo është një ndihmë që realizohet më shpejt se anëtarësimi në BE. Kjo është një ndihmë konkrete. Ose siç e ka bërë Shqipëria, në këto ditë, që ia ndryshoi emrin rrugës te Ambasada Ruse, dhe e quajti “Ukraina e Lirë”.

Mbështetje për Ukrainën

Samiti i Posaçëm, që do të zhvillohet më datat 30 dhe 31 maj 2022 në Bruksel do të ketë si temë kryesore pasojat e luftës në Ukrainë. Scholz me këtë rast përforcoi se qëllimi i përbashkët i BE-së është që Ukraina të mbijetojë nga lufta:

Qeveria federale do të vazhdojë të mbështesë vendin ushtarakisht, “duke u konsultuar dhe koordinuar ngushtë ndërkombëtarisht”, premtoi kancelari  Gjermania nuk do të shkojë e vetme, as qeveria federale nuk do të bëjë ndonjë gjë që do ta kthente NATO-n në palë lufte, premtoi politikani socialdemokrat. Në të njëjtën kohë, Scholz e mbajti shikimin në periudhën e pasluftës; Ai u shpreh për ngritjen e një fondi solidariteti për rindërtimin e Ukrainës./DW

Etiketa: boteNATO

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Shqipëria porosit raketa antitank Javelin

Shqipëria porosit raketa antitank Javelin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com