Një automjet i policisë private që transportonte vlera monetare drejt Tiranës është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”.
Mësohet se automjeti i policisë private me targë AA 363 HI ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit nuk ka asnjë person të lënduar.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.