Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme për motive pronësie në Borsh të Sarandës.
Shtetasi Gjon Marku 51 vjeç, pas sherrit e ka qëlluar me sëpatë në kokë fqinjine tij Mark Gjini.
I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.